GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani nga shqyrtimi i çështjes që lidhet me kërkesën për pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e kallëzuar për falsifikim dokumentesh.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Rudina Palloj, e cila vlerësoi se nuk ekzistojnë shkaqe ligjore që justifikojnë largimin e Osmanit nga shqyrtimi i dosjes.

Kërkesa ishte paraqitur nga kallëzuesit Adriana Kalaja dhe Jamarbër Malltezi.

Dy kallëzuesit kanë kërkuar gjithashtu që shqyrtimi i kërkesës së SPAK për pushimin e hetimeve të mos zhvillohet në GJKKO, duke argumentuar se kjo gjykatë ndodhet në konflikt interesi.

Hetimi ndaj gjyqtares Gjoka u nis në qershor të vitit 2025 për veprën penale falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, pas denoncimeve të bëra nga kreu i PD, Sali Berisha.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet hetimore që kryhen në këtë fazë përbëjnë sekret hetimor. Duke iu referuar këtyre neneve, nuk mund të bëjmë me dije veprimet hetimore apo rezultatet e tyre,” njofton SPAK.

SPAK i ka dërguar kërkesë në GJKKO për pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

SPAK bën të ditur se pavarësisht se materialet e administruara tregojnë se Irena Gjoka ka përdorur dokumenta të parregullta dhe ka tentuar të hyjë në Greqi duke përdorur identitete të ndryshme, në dëshminë e penalitetit të lëshuar nga autoritetet greke, nuk ka të dhëna për dënimin e saj në vendin fqinj.

Gjithashtu, SPAK thotë së nuk rezulton të jetë administruar dokumentacion që provon njoftimin e vendimit gjyqësor ndaj saj, si dhe nuk evidentohet marrja dijeni për ekzistencën e këtij vendimi në kohën e dhënies së tij.

SPAK deklaron se rezulton se edhe sikur të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit, në përputhje me legjislacionin përkatës të aplikueshëm.

Procedimi ishte regjistruar më 5 qershor 2025, pas një kallëzimi të depozituar nga Adriana Kalaja, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike.

Përmes denoncimit ajo kishte pretenduar për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm nga ana e Gjokës.

Etiketa: berishaGjokaSpak

Lajme të lidhura

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve
Breaking Views

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

22:33 - 26/06/26
Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare
Breaking Views

Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

20:47 - 26/06/26
“Hidhu nga kulla e Down Town-it”, aktivistja denoncon 3 deputetet që publikuan videot e saj…
Breaking Views

“Hidhu nga kulla e Down Town-it”, aktivistja denoncon 3 deputetet që publikuan videot e saj…

20:30 - 26/06/26
Para
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës
Sport

Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

07:39 - 27/06/26

Një tjetër dështim dramatik për Uruguain. Për të dytin turne radhazi, dy herë kampionët e botës janë eliminuar që në...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Qershor 2026

07:36 - 27/06/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 27 Qershor 2026

07:29 - 27/06/26
Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

23:12 - 26/06/26
Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

22:53 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet