GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot ishte parashikuar të mbahej seanca për dosjen “5D” me të pandehur ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës ndërsa bëhet me dije se ajo është shtyrë përsëri.

Raportohet se seanca e radhës do të mbahet më 18 maj.

Në këtë dosje të pandehur janë ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato të akuzuar për veprat penale “Korrupison pasiv”, “Mosdeklarim të ardhurash” dhe “Pastrim parash”.

Ndërkohë të akuzuarit e tjerë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tenderë.

Nga hetimet e kryera nga SPAK është provuar dhe faktuar  se i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” në kohën kur është kryer veprimi, së bashku me Mariglen Qaton në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, kanë qenë pronarë të fshehur të kompanisë “5D Konstruksion”.

Këta të pandehur e kanë zotëruar këtë kompani nëpërmjet personave të tjerë si ortakë fiktivë në të gjitha aktet e regjishtrimit dhe funskionimit të kësaj shoqërie, të cilët gjithashtu kanë patur shoqëri me këta të pandehur.

SPAK ka hetuar dhe provuar se “Shoqëria 5D” me pronarë të fshehur të pandehurit Redi Molla dhe Mariglen Qato, kanë përfituar në mënyrë të jashtligjshme 12 tendera publikë duke shkelur rregullat e prokurorimeve dhe duke siguruar përfitime monetare rreth 192.7 milionë lekë.

Tenderat që “Shoqëria 5D” ka fituar, janë organizuar kryesisht nga UKT, Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana” duke u favorizuar nga të pandehurit, të cilët në atë kohë ushtronin funksione publike.

Shumat monetare të mësipërme që përbëjnë produkt të veprës penale pjesërisht janë nxjerrë nga sistemi bankar duke përdorur skemën e pagesës së faturave fiktive dhe janë depozituar përsëri më pas në gjëndje “cash” në arkën e shoqërisë.

Këto para të fituata në forma të jashtligjshme janë përdorur nga pronarët e fshehur të kësaj Shoqërie për për blerjen e pasurive dhe financimin e aktiviteteve të tjera tregtare.

Etiketa: Bashkidrejtoreseanca

Lajme të lidhura

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës
Aktualitet

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës

13:23 - 13/05/26
Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës
Aktualitet

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës

13:10 - 13/05/26
IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”
Aktualitet

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”

12:46 - 13/05/26
Para
IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në "Durrës Marina"

Discussion about this post

TË FUNDIT

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës
Aktualitet

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës

13:23 - 13/05/26

Shtetasi J.K., i cili ka qenë dëshmitar okular në tentativën për vrasje të Kujtim Metës, ka dhënë këtë të mërkurë,...

Lexo më shumë
Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës

13:10 - 13/05/26
IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”

12:46 - 13/05/26

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

12:34 - 13/05/26
Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

12:10 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com