GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji: Sa herë Edi Rama ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: Sa herë Edi Rama ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj lidershipit të opozitës, duke ngritur dyshime për një “pakt të heshtur” mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Përmes një reagimi në Facebook, Salianji thotë se opozita ka hequr dorë nga roli i saj përballë qeverisë dhe është kthyer në “oksigjen politik” për Ramën në momentet më të vështira.

Sipas tij, shqiptarët po mbahen peng nga një marrëveshje mbijetese politike, ku “Rama mban pushtetin dhe Berisha mban partinë”, ndërsa qytetarëve po u mohohet e drejta për të zgjedhur alternativa reale.

Reagimi i Salianjit: 

Në vend që opozita të ishte alternativa morale dhe politike përballë pushtetit, po shohim një marrëveshje të heshtur mbijetese: Rama mban pushtetin, Berisha mban partinë. Dhe në fund humbësi i vetëm mbeten qytetarët shqiptarë, të cilëve po u merret e drejta për të zgjedhur mes alternativash të vërteta.

Berisha voton për Ramën, Rama garanton pa garë Berishën nesër dhe qytetarëve u hiqet çdo mundësi reale zgjedhjeje.

Kur opozita bashkon votat me qeverinë pikërisht në ditët më të vështira të saj, nuk kemi më përballje politike, por mbijetesë të ndërsjellë.

Të bashkosh votat me Ramën dy javë rresht, në momentin kur qeveria është nën presion për korrupsionin, zgjedhjet, standardet demokratike dhe integrimin europian, është mëkat ndaj shoqërisë dhe tradhti ndaj demokratëve që kanë sakrifikuar për të rrëzuar këtë regjim.

Kur narrativa është se Shqipëria jeton në regjim dhe se integrimi europian duhet të bazohet mbi meritë, atëherë pyetja është e thjeshtë: çfarë merite ka Edi Rama që sa herë ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha?

Etiketa: berishaKryesore1RamaSalianji

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Humb jetën një 35-vjeçare, dyshohet se u hodh nga kati i katërt i pallatit

07:44 - 25/07/26
iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës
Breaking Views

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës
Aktualitet

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Para
Raundi i dytë i Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri në muajin qershor, ja grupi i Kombëtares kuqezi

Raundi i dytë i Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri në muajin qershor, ja grupi i Kombëtares kuqezi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Humb jetën një 35-vjeçare, dyshohet se u hodh nga kati i katërt i pallatit

07:44 - 25/07/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në rrugën "Margarita Tutulani" në...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Korrik 2026

07:31 - 25/07/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 Korrik 2026

07:28 - 25/07/26
iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com