Një deklaratë e fortë e Dom Mark Pashkjas ka hapur një debat të madh lidhur me politikat e reja që prekin adoleshentët dhe mbrojtjen e familjes në Shqipëri. Përmes një reagimi publik, Pashkja ka komentuar një urdhër të fundit të ministrisë, i cili sipas tij, legjitimon dhe financon me para publike trajtimet hormonale për ndryshimin e gjinisë te të rinjtë.
Sipas Pashkjas, ligji për barazinë gjinore, i cili fillimisht u promovua nga mbështetësit dhe komuniteti LGBTQ+ si një hap drejt barazisë, po korr tashmë frytet e tij të vërteta, të cilat ai i cilëson si një “masakrim” për adoleshentët dhe familjet shqiptare. Ai shprehet se ky urdhër i ri i detyron strukturat përkatëse që t’u “rrinë gati” në mënyrë imediate të rinjve që kërkojnë trajtime të tilla, pa marrë parasysh nëse ata janë të vetëdijshëm për pasojat afatgjata të këtij hapi.
Në analizën e tij, Pashkja argumenton se në një shoqëri si kjo e jona, ku plagët sociale janë tashmë të shumta, nisma të tilla strukturore janë krejtësisht të panevojshme dhe shkatërrimtare për të ardhmen. Ai thekson se të rinjtë rrezikojnë të përdoren si instrumente për qëllime agjendash, duke sjellë profesione dhe pasoja të pakthyeshme për jetën e tyre. Deklaratën e tij ai e përmbyll me përcaktimin si tragjikomike të situatës ku prindërit mund të nisin djalin në shkollë në mëngjes dhe në shtëpi t’u kthehet vajzë.
Deklarata:
“Mund të nisesh djalë në shkollë dhe të kthehet vajzë.
Frytet e ligjit për barazinë gjinore më në fund po korren”, ai që nga përkrahësit (jo rastësisht të gjithë pranë komunitetit LGBTQ+) promovohej si ligji që “perfeksiononte” barazinë gjinore, doli ashtu në fakt siç edhe kishim parashikuar, një masakrim i adoleshentëve dhe familjeve shqiptare.
E gjitha kjo me paratë publike. Me pak fjalë, së fundmi ministria ka urdhëruar që adoleshentëve tanë dhe jo vetëm, do të duhet t’u “rrihet gati”, në mënyrë imediate, kurdo që ata të kërkojnë një trajtim hormonal për të ndryshuar gjininë, pa marrë parasysh nëse janë të vetëdijshëm për hapin që po ndërmarrin ose jo. De facto kemi të bëjmë me një mobilizim tashmë edhe strukturor të nismave që në vetvete janë fatale për të ardhmen e shoqërisë sonë.
Në një shoqëri si kjo e jona, ku plagët dhe sfidat janë të shumta, një urdhër i tillë në rastin më të mirë është i panevojshëm e në rastin konkret është shkatërrimtar. Shumë të rinj (siç ka pasur edhe raste) do të trajtohen si instrumente për qëllime agjendash, duke përfunduar me pasoja fatale për të ardhmen dhe jetën e tyre.
Është tragjikomike të mendosh se do të përballemi me fenomene ku shumë familje do të dërgojnë djalin në shkollë paradite e pasdite do t’u kthehet vajzë”.









Discussion about this post