GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bie sërish propozimi i Trump për paqe, sulme të reja mes Iranit dhe Izraelit

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi i Iranit mbi Izraelin, reagon Berisha: Agresion i hapur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj kanë goditur objekte të lidhura me regjimin iranian në orët e hershme të 8 qershorit, në përgjigje të sulmeve të Teheranit ndaj Izraelit.

Kjo ndodhi pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do t’i kërkojë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të mos ndërmarrë sulme të tilla.

“Forcat Ajrore të Izraelit goditën objektiva ushtarake që i përkasin regjimit terrorist në Iranin perëndimor dhe qendror, pak kohë më parë”, shkruan Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në platformën X, në orët e hershme të 8 qershorit, por nuk dhanë më shumë detaje.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se shpërthimet janë dëgjuar në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Teheranin, Karaxhin, Tabrizin dhe Isfahanin.

Paraprakisht, Irani lëshoi një breshëri raketash drejt Izraelit – çfarë shënoi përshkallëzimin e parë të tillë që nga arritja e një armëpushimi të brishtë më 8 prill.

Irani tha se veprimet e tij ishin përgjigje ndaj sulmeve izraelite në Bejrut.

Pavarësisht veprimeve të Iranit, Trump tha se marrëveshja me Teheranin për ta shndërruar armëpushimin në një paqe të qëndrueshme, është ende “shumë afër”, duke shtuar se nuk do të donte që sulmet me raketa të Iranit ndaj Izraelit ta prishnin procesin.

Trump i tha Fox News-it se “nuk është i kënaqur” me sulmet e Izraelit në Liban, ndërsa më vonë u citua nga Axios duke thënë se sulmet iraniane “nuk goditën askënd” dhe se shpreson që Izraeli të mos reagojë.

“Do ta telefonoj Bibin dhe do t’i them të mos hakmerret”, u citua Trump t’i ketë thënë gazetarit të Axios-it, Barak Ravid, gjatë një intervistë telefonike, duke përdorur nofkën për liderin izraelit.

“Izraeli bëri goditjen e tij dhe Irani bëri goditjen e tij. Nuk na duhet një tjetër”, tha Trump, sipas Ravidit.

“Jemi shumë afër. Do të thosha se marrëveshja mund të nënshkruhet të hënën, të martën ose të mërkurën e javës së ardhshme. Dhe tani ndodh kjo…”, tha Trump për Fox News.

“Irani duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë marrëveshje”, shtoi ai.

Më vonë, Trump i tha gazetës Financial Times se sulmet e fundit iraniane nuk do të ndikonin në negociatat aktuale me Teheranin dhe se “marrëveshja po vazhdon”.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesave të Radios Evropa e Lirë për koment mbi sulmet e fundit dhe nëse ato janë kryer në koordinim me Shtetet e Bashkuara.

Luke Coffey, ekspert i lartë për sigurinë kombëtare në Institutin Hudson, thotë për Radion Evropa e Lirë se përshkallëzimi i fundit mes Iranit dhe Izraelit është “ndoshta treguesi më i qartë deri tani se nuk jemi aspak afër një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje me Iranin”.

Ai shton se kjo është, gjithashtu, një kujtesë se Izraeli do të bëjë gjithçka që e konsideron të nevojshme, për të mbrojtur interesat e tij kombëtare, “edhe nëse kjo nënkupton veprime kundër dëshirave të deklaruara të presidentit amerikan”.

IRGC konfirmon sulmin

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) konfirmuan se kanë lëshuar raketa drejt Izraelit më 7 qershor, duke thënë se ato ishin përgjigje ndaj sulmeve izraelite në Liban, që kanë ndodhur më herët gjatë ditës.

IRGC-ja paralajmëroi se do të pasojnë “goditje më të forta” nëse Tel Avivi vazhdon ofensivën në Liban.

Përndryshe, bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme kanë ngecur për disa çështje të rëndësishme, si rihapja e Ngushticës së Hormuzit dhe ambiciet bërthamore të Teheranit.

Por, zyrtarët iranianë kanë theksuar se edhe konflikti mes Izraelit dhe Libanit mbetet një element i rëndësishëm në përpjekjet për të ndalur luftën rajonale.

IRGC-ja tha se ka goditur bazën ajrore Ramat David, në juglindje të Haifës, me raketa balistike, por Izraeli nuk e konfirmoi menjëherë këtë sulm.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se sirenat e alarmit u aktivizuan në disa zona të vendit “pas identifikimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt shtetit të Izraelit”.

Ato thanë se i kanë interceptuar të gjitha raketat e lëshuara nga Irani, ndërsa sulmin e Teheranit e cilësuan si “gabim të rëndë”.

Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj militantëve të Hezbollahut në Liban që nga 2 marsi – dy ditë pas fillimit të luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin – pasi forcat e Hezbollahut kanë hapur zjarr në mbështetje të Teheranit.

Hezbollahu është një grup militant dhe njëkohësisht parti politike që kontrollon një pjesë të madhe të jugut të Libanit.

Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e tij të armatosur. /REL

Etiketa: IranIzraelsulme

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale
Botë

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

15:08 - 26/09/26
Hakerat sulmojnë edhe faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Botë

Sulm kibernetik ndaj FBI-së/ Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat mjekësore të mijëra agjentëve

14:14 - 26/09/26
Para
Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, rriten menjëherë çmimet e naftës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Tradhtar i kombit”/ Shqiptarët nuk ndalen kundër Ramës, vijojnë protestat në New York
Aktualitet

“Tradhtar i kombit”/ Shqiptarët nuk ndalen kundër Ramës, vijojnë protestat në New York

19:07 - 26/09/26

Qytetarët shqiptarë po vijojnë protestat e tyre në New York kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij. Dhjetëra shqiptarë...

Lexo më shumë
PD i kërkon Kuvendit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Zbatoni vendimin e GJK!

PD i kërkon Kuvendit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Zbatoni vendimin e GJK!

18:31 - 26/09/26
Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar

18:09 - 26/09/26
Tre orë para sfidës me Bjellorusinë në ‘Air Albania’, ja sa është numri i biletave të shitura

Tre orë para sfidës me Bjellorusinë në ‘Air Albania’, ja sa është numri i biletave të shitura

17:54 - 26/09/26
Shqipëri-Bjellorusi, 4 kuqezinj përfundojnë në tribunë

Shqipëri-Bjellorusi, 4 kuqezinj përfundojnë në tribunë

17:43 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com