GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama flet si krijuesi i jetës bimore dhe shtazore në Shqipëri: Flamingot i solla unë…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama flet si krijuesi i jetës bimore dhe shtazore në Shqipëri: Flamingot i solla unë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një deklaratë e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, se deri para se PS-ja të vinte në pushtet nuk kishte “kokërr flamingo” nuk u mor seriozisht nga ambientalistët edhe pse ishte drejtuar pikërisht atyre.

“…Ambientalistët që kjo laguna që ne flasim sot dhe jemi duke kërkuar që mos të vrasë qeveria këto flamingot dhe pelikanët, kokërr flamingo s’kishte në atë kohë. Janë dashur 12 vite nisma që ne të arrijmë në atë diversitet që është sot”, tha ministrja Ismaili.

Por mbështetja e kësaj narrative nga vetë kryeministri Edi Rama në një takim me gazetarët e huaj, nxiti Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë, drejtuar nga profesor doktor Taulant Bino, të publikonte të dhëna të hollësishme mbi evolucionin e popullatës dimëruese të flamingove dhe numrin e shpendëve në Vjosë-Nartë, si para qeverisë “Berisha” ashtu edhe pas saj, të dhëna që ornitologu Taulant Bino i vuri në dispozicion edhe për Faktoje.

Rama

“Le të flasim për mjedisin. Flamingot. A e dini se kur nisën të ktheheshin flamingot në Shqipëri? Sepse nuk ishin. Kur unë erdha në qeveri, kur ne e morëm qeverinë, nuk kishte atje flamingo.

Pse? Sepse Shqipëria ishte vendi i nxehtë i gjuetisë së paligjshme.

Ne humbëm shumë prej jetës sonë të egër për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe ndërkohë flamingot bashkë me pelikanët e të tjerë nisën të ktheheshin pak vite pasi vendosëm moratorium në Shqipëri duke e shpallur gjuetinë të paligjshme për 10 vjet”, tha Rama.

Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS)

“Qeveria Rama gjeti në Vjosë-Nartë rreth 20000 shpendë prej të cilëve 1322 ishin Flamingo. Në vitet 2014-2026, numri i shpendëve në Nartë është më i ulët se në 2013.

Flamingot kanë pësuar ndërkaq luhatje. Ata shënuan rënie në vitet 2015-2019, për tu rritur pas vitit 2020.

Shpendët në Vjosë-Nartë nuk i solli kjo qeveri dhe asnjë prej qeverive të mëparshme ndonëse është detyrim i qeverive të hartojnë politika dhe të marrin masa për të ruajtur shpendët dhe habitatet e tyre. Ky detyrim është akoma më i fortë për zonat e mbrojtura të Shqipërisë sikurse Pishë-Poro-Nartë, Divjakë-Karavasta, Butrint, Kune-Vain, etj”, thuhet në deklaratën e Shoqatës Ornitologjike e Shqipërisë.

Tabela e përgatitur nga ornitologu Taulant Bino

Shpendët

Grafiku si më sipër, sipas eskpertit dhe pedagogut të mjedisit Dr. Taulant Bino paraqet evolucionin e numrit total të shpendëve të ujit të regjistruar gjatë Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit (IWC) në kompleksin Vjosë–Nartë gjatë periudhës 1993–2026.

Kulmi historik u regjistrua në vitin 1997 me 81,223 shpendë, ndërsa një vlerë pothuajse e ngjashme u regjistrua edhe në vitin 2001 me 79,321. Pra, në vitet 2014-2026, numri i shpendëve në Nartë është më i ulët se në 2013.

Flamingot

Për Flamingot dimërues në kompleksin Vjosë–Nartë gjatë periudhës 1993–2026 situata, sipas AOS, është më ndryshe me rritjen më lartë të numrit të flamingove në vitin 2025.

Tabela e përgatitur nga ornitologu Taulant Bino

“Gjatë periudhës 1993–2009, Flamingo ishte një specie relativisht e rrallë në zonë. Një rritje e ndjeshme u regjistrua në vitin 2011, kur u numëruan 857 individë, ndërsa në janar 2013 popullata arriti në 1322 individë. Kjo periudhë shënon fillimin e përdorimit më të rregullt të kompleksit Vjosë–Nartë nga Flamingot dimërues. Periudha e mëvonshme, 2014–2026 karakterizohet nga luhatje të konsiderueshme të numrit të individëve. Pas vlerës së lartë të regjistruar në vitin 2014 (1475 individë), popullata pësoi një rënie gjatë viteve 2015–2019, me numra që varionin nga 511 deri në 1042 individë. Pas vitit 2020 evidentohet një rritje e numrit të Flamingove me 3796 individë të regjistruar në vitin 2025”, thuhet në deklaratën e Shoqatës Ornitologjike e Shqipërisë.

Etiketa: FlamingoRama

Lajme të lidhura

I vodhën 220 mijë euro taksistit në Tiranë, shpallen në kërkim 4 gjeorgjianë
Aktualitet

Shqipëria rezulton ndër vendet me taksitë më të shtrenjta në Europë

14:46 - 10/06/26
Zhdukja e Eglant Koçit/ Zbardhet dëshmia e kamerierit: Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit
Aktualitet

Zhdukja e Eglant Koçit/ Zbardhet dëshmia e kamerierit: Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit

14:12 - 10/06/26
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Aktualitet

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

13:53 - 10/06/26
Para
Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve

Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin
Botë

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin

15:29 - 10/06/26

Muaji maj ishte një nga muajt më të nxehtë që ka përjetuar Europa, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se valët ekstreme të...

Lexo më shumë
Kreu i diplomacisë iraniane kërcënon Trump: Largohu nga rajoni ynë nëse do që të jesh i sigurt

Kreu i diplomacisë iraniane kërcënon Trump: Largohu nga rajoni ynë nëse do që të jesh i sigurt

15:06 - 10/06/26
I vodhën 220 mijë euro taksistit në Tiranë, shpallen në kërkim 4 gjeorgjianë

Shqipëria rezulton ndër vendet me taksitë më të shtrenjta në Europë

14:46 - 10/06/26
Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara

14:28 - 10/06/26
Zhdukja e Eglant Koçit/ Zbardhet dëshmia e kamerierit: Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit

Zhdukja e Eglant Koçit/ Zbardhet dëshmia e kamerierit: Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit

14:12 - 10/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabetgrandpashabet belge numarasımatbetlunabetbetpark girişJojobetJojobet GirişGrandpashabet destekgrandpashabet girişbetsmovejojobetJojobetcasibomjojobet güncel girişJojobet Giriş