GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

56 mln euro të shpenzuara dhe asnjë impiant funksional: Tirana “noton” në ujëra të zeza

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
56 mln euro të shpenzuara dhe asnjë impiant funksional: Tirana “noton” në ujëra të zeza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fund maji në Tiranë nisi me vapë të menjëhershme. Termometri kaloi mbi 30 gradë, ndërsa përgjatë lumit Lanë era e rëndë u rikthye, si këmbanë e një krize mjedisore të tejzgjatur.

Në vend të një lumi që duhej të sillte freski, Lana që rrjedh mes përmes kryeqytetit, është kthyer në një kolektor të madh të ujërave të zeza të Tiranës.

E vetmja gjë e bukur që mbetet është gjelbërimi përgjatë brigjeve, që këtë vit ka shpërthyer për shkak të shirave të shumtë që shoqëruan dimrin.

“Lumi i Lanës kalon mes përmes kryeqytetit por që në fakt është një kolektor i ujërave të zeza apo ujërave të përdorura të të gjithë qytetit. Kjo është për të ardhur keq, sepse ka kohë e kohë të tëra që ka funksionuar kështu”, thotë për Faktoje hidrobiologu Olsi Nika, duke e përshkruar realitetin që sot është i dukshëm për këdo që ecën pranë lumit.

“Është e dukshme se cili është ndotësi kryesor, janë ujërat e përdorura. Jo vetëm ato që dalin nga tualetet, pra ujërat e zeza, por edhe ujërat e përdorura nga çdo njësi apo aktivitet ekonomik që shpesh herë ka edhe ndotës me metale të rënda” shpjegon Nika.

Është e dukshme se cili është ndotësi kryesor, janë ujërat e përdorura. Jo vetëm ato që dalin nga tualetet, pra ujërat e zeza, por edhe ujërat e përdorura nga çdo njësi apo aktivitet ekonomik që shpesh herë ka edhe ndotës me metale të rënda” shpjegon Nika.

Përgjatë rrjedhës tuba të shumtë derdhin ujërat e përdorura dhe aromat e pakëndshme janë të pranishme kudo.

“Janë aromat e gjeosminave, mbetjeve fosfate e nitrate. Janë substanca kimike që jo vetëm krijojnë erën e pakëndshme, por edhe dëmtojnë shëndetin tonë” argumenton hidrobiologu.

“Ky është një problem i mprehtë sepse ka të bëjë me cilësinë e jetës së njerëzve. Është një lumë lehtësisht i aksesueshëm nga kushdo, në çdo kohë. Ndoshta edhe nga fëmijët që mund të kontaminohen e infektohen shpejt”, shton Nika.

Një lumë që proteston

Në mes të këtij peizazhi të ndotur, një instalacion i vendosur buzë lumit shfaqet si një thirrje e fortë: “Enough Is Enough”. Parrulla e shkruar në anglisht duket si zëri i vetë lumit, një protestë kundër degradimit që i është bërë ndër vite.

Në Lanë, dominon ndotja kimike, por nuk mungojnë as mbetje plastike që lundrojnë sipërfaqes, materiale të ngurta të hedhura pa kujdes pranë Pallatit me Shigjeta.

“Ujërat patjetër që duhet të trajtohen. Jo vetëm në Tiranë, por kudo në Shqipëri. Ne sot nuk kemi një impiant trajtimi të ujërave të përdorur efiçent që mbulon Bashkinë e Tiranës.

Madje edhe vetëm Impianti nuk mjafton, por duhet e gjithë infrastruktura mbështetëse”, përfundon hidrobiologu Olsi Nika, duke e kthyer thirrjen e tij në një apel urgjent për zgjidhje.

Impianti i Kasharit, projekti i lënë rrugës

Përtej brigjeve të Lanës, kriza e ujërave të ndotura lidhet drejtpërdrejt me mungesën e një impianti. Faktoje ka hulumtuar historinë e Impiantit të Kasharit, një projekt i nisur me bujë dhe i lënë në mes, që sot është kthyer në simbol të degradimit.

Ky impiant, i financuar me kredi të butë nga Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), u kontraktua për 81 milionë euro dhe deri në ndërprerjen e kontratës në vitin 2018 ishin kryer rreth 70% e punimeve, me një kosto prej 56 milionë euro.

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për ta ndërprerë kontratën në mënyrë të njëanshme solli jo vetëm degradimin e objektit, por edhe një faturë shtesë prej 13.5 milionë euro dëmshpërblim pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Sot, në vend të një impianti që duhej të trajtonte mbi 94 mijë metra kub ujë të ndotur në ditë, Kashari është një kantier i braktisur, i ruajtur vetëm nga kontrata të mirëmbajtjes dhe roje fizike. Ndërkohë, ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen pa trajtim në Lanë dhe lumin e Tiranës, duke e transferuar ndotjen më tej në Ishëm e Adriatik.

Impianti i Kasharit, projekti i lënë rrugës

Historia e impiantit të Kasharit, të lënë rrugës dhe të kthyer në një kantier të braktisur, u rikthye në vëmendje të politikës nga deputeti socialist i Tiranës, Erion Braçe, gjatë seancës së fundit parlamentare.

Tirana po hyn në ditët, javët edhe muajt ku qelbet erë. Ta themi siç është” deklaroi Braçe

“Tirana po hyn në ditët, javët edhe muajt ku qelbet erë. Ta themi siç është” deklaroi Braçe, duke përmendur temperaturat e larta, mungesën e reshjeve dhe rënien e prurjeve në lumenjtë e Tiranës si faktorë që e përkeqësojnë situatën.

Braçe iu referua një letre të UKT-së, ku pranohet se ujërat e ndotura derdhen në Lanë, lumin e Tiranës dhe me gjasë në Erzen. Për të, ky fakt ishte llogaria më e qartë e dështimit të projektit në Kashar. Një impiant i nisur, i ndërprerë dhe i pazgjidhur, që sot e lë kryeqytetin pa mbrojtje mjedisore dhe shëndetësore.

Nga ana tjetër, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, pranoi vonesat, por deklaroi se projekti është drejt zgjidhjes.

“Aktualisht jemi në fazën që konsulenti ka përfunduar rishikimin e projektit dhe ka hartuar projektin e ri teknik. Shumë shpejt pritet fillimi i procedurës konkurruese” tha ministri. /Faktoje.al

Etiketa: Tiraneujera te zeza

Lajme të lidhura

Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas një monopatinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit elektrik
Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas një monopatinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit elektrik

11:36 - 18/08/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Integrimi europian nuk vjen me një fotografi në Bruksel, bizneset gjenden mes një ekonomie të pandershme

11:02 - 18/08/26
Media franceze: Po bëhen hapa konkretë për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri, po përgatiten monedha dhe…
Aktualitet

Media franceze: Po bëhen hapa konkretë për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri, po përgatiten monedha dhe…

10:51 - 18/08/26
Para
Berisha flet me emra: Damiani, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë qenë në takimin e Arubas!

Berisha flet me emra: Damiani, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë qenë në takimin e Arubas!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas një monopatinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit elektrik
Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas një monopatinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit elektrik

11:36 - 18/08/26

Një aksident i rëndë është shënuar në Bulevardin e Ri në Vlorë, pranë gjimnazit “Halim Xhelo." Një automjet është përplasur...

Lexo më shumë
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Integrimi europian nuk vjen me një fotografi në Bruksel, bizneset gjenden mes një ekonomie të pandershme

11:02 - 18/08/26
Media franceze: Po bëhen hapa konkretë për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri, po përgatiten monedha dhe…

Media franceze: Po bëhen hapa konkretë për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri, po përgatiten monedha dhe…

10:51 - 18/08/26
Vrau turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet autori! Ishte fshehur në bagazhin e një makine

Vrau turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet autori! Ishte fshehur në bagazhin e një makine

10:29 - 18/08/26
“Tërmet” te rivalët e Egnatias para ndeshjes evropiane, presidenti i klubit jep dorëheqjen

“Tërmet” te rivalët e Egnatias para ndeshjes evropiane, presidenti i klubit jep dorëheqjen

10:05 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com