GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operatori i Blerjeve të Përqendruara, që varet nga ministri e Ekonomisë, Blendi Gonxhe ka realizuar një tender për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes.

Bëhet fjalë për radarin e Llogarasë, i cili gjendet  në majën e Thanasit.

Tenderi që dikur ishte “sekret shtetëror”, tani është trajtuar si prokurim mallrash të thjeshta. E megjithatë, kjo është një histori e vjetër, ku personazhet kryesorë kanë hyrë në lojë qysh nga viti 2012.

Bëhet fjalë për kontratën “Blerje pajisje/ pjesësh për vënien në gatishmëri teknike të radarit në PRT-14 Llogara” për nevoja të Komandës së Forcës Detare/Rojës Bregdetare”.

Për këtë shërbim është vënë fondi limit afro 210 milionë lekë pa TVSH, ose duke e përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, vlera e pritshme është 250 milionë lekë.

Më datë datë 15 Qershor 2026, Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë të ditur fituesin e kontratës me afat 90 ditë.

Tenderi është mbajtur më 28 maj 2026, thjesht sa për të plotësuar letrat, sepse njeriu përfitues ishte paracaktuar. Madje komisioni nuk e ka marrë fare në konsideratë ofertën më të ulët që është bërë nga një kompani e sektorit të elektronikës.

Sipas këtij dokumenti, oferta më e ulët është bërë nga Operatori ekonomik “BNT ELECTRONICS” sh.p.k

Komisioni ka vendosur t’ia japë kontratën firmës “IDEA – TEL” sh.p.k. Ky emër nuk është surpizë, sepse pronari i kompanisë ka qenë vazhdimisht në qendër të skandaleve, sidomos atij të mos vënies në punë të radarëve, ndërkohë që vazhdonte trafiku i drogës drejt Italisë.

Cështja e funksionimit të radarëve të ushtrisë plasi si skandal pas ardhjes në pushtet të socialistëve, por kishte nisur më herët. Sipas dokumenteve të Ministrisë së Mbrojtjes, në gusht 2011, është larguar kompania amerikane “Lockheed Martin” që mirëmbante radarët e bregdetit.

Këtu del për herë të parë kompania IDEA-TEL, me pronar Idlir Karkinin.

Kompania fitoi të drejtën e mirëmbajtjes së radarëve për pjesën e mbetur të vitit 2011, kur ishte ministër i Mbrojtjes Arben Imami.

Një audit i brendshëm i Ministrisë së Mbrojtjes dhe më pas Kontrolli i Lartë të Shtetit (KLSH) do të raportonin se për 4 muaj kompania e Karkinit kishte përfituar 490 mijë dollarë. Ndërkohë që për 1 vit, kompania “Lockheed Martin” e kishte bërë shërbimin për 160 mijë dollarë!

Në gusht 2013, kur PD po dorëzonte pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve, Ministria e Mbrojtjes organizon një tjetër tender, me objekt mirëmbajtjen e sistemit të radarëve detarë. Në tenderin e kategorizuar “sekret”, fondi limit ishte 560 mijë dollarë dhe fituese u shpall kompania “R&T” me pronar Renis Tërshanën. Ky është rivali i Karkinit në aferat me tenderat.

Pas dy javësh, socialistja Mimi Kodheli emërohet ministre e Mbrojtjes dhe, puna e parë që bën, është anulimi i tenderit. Ajo organizoi një tjetër prokurim me të njëtin objekt, por duke e rritur fondin limit në 850 mijë dollarë.

Procedura e zgjedhur për tenderin ishte ajo me ftesë për negociata. Kompania që fitoi ishte IDEA-TEL, e cila kishte deklaruar si operator mbështetës shoqërinë italiane “Gem Eletronica”. Oferta fituese ishte sa 100% e fondit limit.

Dy vite më pas, ajo që kishte ndodhur nën maskën e sekretit shpërthen publikisht. KLSH gjeti parregullsi të mëdha në tender.

KLSH shkruante se ministria duhej të zhvillonte tender të hapur dhe kritikohej mungesa e thirrjes ndaj kompanisë amerikane “Lockheed Martin”. Kjo kompani kishte ndërtuar sistemin dhe cuditërisht nuk ftohej ta mirëmbante. Sqarojmë këtu, se “Lockheed Martin” është lider në SHBA dhe në botë për teknologjinë ushtarake.

Raporti i KLSH do të forcohej nga një ekspertizë e AKEP, që zbuloi se radarët nuk funksionin dhe këtë fakt u detyrua ta pranonte edhe vetë Ministria e Mbrojtjes.

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, edhe ministrja Olta Xhacka do të vazhdonte kontratën me Idlir Karkinin. Ajo mbrohej duke thënë se kontrata ishte në bashkëpunim me italianët.

Në vitin 2018, Idlir Karkini u shpall në kërkim nga policia, pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokuroria. Karkini akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe privatizim të paligjshëm të pronave shtetërore në bregdetin e Spillesë. Mes tokave që kishte zhvatur Karkini, figuronte edhe Poligoni i Forcave Ajorore të Ushtrisë.

Karkini u zhduk për disa kohë dhe policia nuk e gjeti në shtëpi kur i trokiti për ta arrestuar më 8 shkurt 2018. Dikush e kishte njoftuar dhe Karkini arriti të largohej jashtë shtetit. Ndërkohë që pronari ishte në kërkim, vazhdonte dhe merrte kontrata nga Ministria e Mbrojtjes dhe Radio Televizioni Shqiptar.

Skandali vazhdonte thellohej. Përgjimet e Antimafias italiane ndaj grupit të Habilajve nxorën faktin se pas vitit 2013, radarët fikeshin kur kishte trafik droge.

Në vitin 2017, i vënë nën akuzë nga prokuroria, ndër të tjera edhe për lidhje me grupin e Habilajve, Saimir Tahiri akuzoi ish-kolegen ministren Kodheli, se i kishte bërë 7 shkresa për radarët.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pretendoi në gjyq se kishte njoftuar zyrtarisht Ministrinë e Mbrojtjes për probleme me radarët detarë.

Çështja lidhet me akuzat se radarët që monitoronin hapësirën detare shqiptare nuk funksiononin siç duhet, gjë që sipas akuzes, kane favorizuar trafikun e drogës.

Por Kodheli dhe Xhacka me sa duket kanë firmosur në favor të Karkinit mbi bazën e ndonjë orientimi nga lart. Këtë e vërteton fakti se, edhe pas largimit të dy ministreve, biznesmeni u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi sipërmarrjen duke përfituar kontrata publike pa ndërprerje.

Këto ditë, kompania e Karkinit është në prag të marrjes së një super tenderi. Sërish fitues e paracaktuar! Këtë herë nga Drejtoria e Përgjithshme të RTSH, e cila sapo ka mbyllur një nga tenderat më të majmë të vitit.

Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Blerje shërbimi i mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2”. Shifra për këtë tender, që mblidhet nga taksapaguesit është marramendëse.

Fondi limit i përcaktuar nga RTSH është 907 milionë lekë të reja pa TVSH. Oferta bashkimit të operatorëve “IDEA – TEL” Sh.p.k dhe “REAL COM” Sh.p.k, që është shpallur fituese, është 899 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 11.2 milionë euro me TVSH.

Ndërkaq, konkurrenti i Karkinit në këtë tender është Renis Tërshana. Menjëherë pas shpalljes së përkohshme të fituesit, “R&T” e Renis Tërshanës e ka cuar tenderin në KPP, ku ka dorëzuar ankimimin.

Në datën 15 maj 2026, është kërkuar shfuqizimi i vendimit tё Komisionit të Vlerësimit për skualifikimin e ofertës të paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “R & T” SHPK & “T B S 96” SHPK. Po ashtu kundërshtohet kualifikimi i ofertës së paraqitur nga “Idea Tel” SHPK.

Ky është rasti i fundit, i një historie të gjatë, ku ministra e drejtorë firmosin në favor të Karkinit. Zyrtarët ikin dhe vijnë, por ai mbetet i paprekur, mbrojtur nga një kupolë e korruptuar.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Blendi GonxheIdlir Karkiniradartender

Lajme të lidhura

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup
Sport

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

23:12 - 26/06/26
Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave
Breaking Views

Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

22:53 - 26/06/26
Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve
Breaking Views

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

22:33 - 26/06/26
Para
Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup
Sport

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

23:12 - 26/06/26

Ndeshje e çmendur në Massachusetts, aty ku Franca dhe Norvegjia dhuruan një ndeshje spektakolare, me “Gjelat” që treguan gjithë arsenalin...

Lexo më shumë
Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

22:53 - 26/06/26
Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

22:33 - 26/06/26
Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës

Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës

22:02 - 26/06/26
Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

20:47 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet