GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasje në Bashkinë e Tiranës, Anuela Ristani refuzon që i besuari i Veliajt të rikthehet në detyrë

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Përplasje në Bashkinë e Tiranës, Anuela Ristani refuzon që i besuari i Veliajt të rikthehet në detyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një konflikt i fortë institucional ka shpërthyer në Bashkinë e Tiranës mes kryetares së komanduar, Anuela Ristani, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Alban Dokushi, i cili u rikthye në detyrë me vendim gjykate.

Dokushi ishte shkarkuar nga posti pas arrestimit të Erion Veliajt, por më pas fitoi të drejtën në gjykatë për t’u rikthyer në funksionin e mëparshëm.

Në zbatim të vendimit gjyqësor, Veliaj firmosi urdhrin për rikthimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë.

Megjithatë, Anuela Ristani nuk e zbatoi këtë urdhër. Në vend që ta rikthente në postin e mëparshëm, ajo e emëroi Dokushin në drejtimin e një drejtorie.

Pas këtij veprimi, Alban Dokushi ka depozituar kallëzim penal ndaj Ristanit, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe pengim të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor. Çështja pritet tashmë të shqyrtohet nga organet e Prokurorisë.

Përplasja duket se shkon përtej një mosmarrëveshjeje administrative dhe nxjerr në pah luftën për kontrollin e Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt.

Kur kryeministri Edi Rama caktoi Anuela Ristanin në drejtimin e përkohshëm të Bashkisë, synimi ishte garantimi i funksionimit të institucionit gjatë mungesës së Veliajt.

Nga ana tjetër, edhe nga paraburgimi, Veliaj vendosi të rikthente në detyrë një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Alban Dokushin, në postin kyç të Sekretarit të Përgjithshëm.

Refuzimi i Ristanit për ta rikthyer Dokushin në këtë funksion ka shtuar pikëpyetjet mbi kontrollin real të Bashkisë dhe raportet mes drejtuesve aktualë të institucionit.

Etiketa: BashkiKryesore1RistaniVeliaj

Lajme të lidhura

Abuzimi me tenderë 30 mln euro, nis seanca për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 14 të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Abuzimi me tenderë 30 mln euro, nis seanca për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 14 të pandehurit e tjerë

11:47 - 21/07/26
E vrau për borxhin e tatuazhit, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani
Aktualitet

E vrau për borxhin e tatuazhit, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani

11:29 - 21/07/26
U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
Aktualitet

U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë

11:25 - 21/07/26
Para
10 kombëtaret më të mira në historinë e Kupës së Botës

10 kombëtaret më të mira në historinë e Kupës së Botës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Abuzimi me tenderë 30 mln euro, nis seanca për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 14 të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Abuzimi me tenderë 30 mln euro, nis seanca për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 14 të pandehurit e tjerë

11:47 - 21/07/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion...

Lexo më shumë
E vrau për borxhin e tatuazhit, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani

E vrau për borxhin e tatuazhit, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani

11:29 - 21/07/26
U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë

U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë

11:25 - 21/07/26
38 ditë revoltë! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre: Në shesh deri në largimin e Ramës

52 ditë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama sulmon protestuesit: Sorra dhe korba! Injorantë e dështakë

10:57 - 21/07/26
FOTO/ Madridi “pushtohet” nga 2 milionë tifozë! Festë madhështore për kampionët e botës

FOTO/ Madridi “pushtohet” nga 2 milionë tifozë! Festë madhështore për kampionët e botës

10:39 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com