Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 25 korrik 2026 në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar. Si rezultat i hetimeve, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe nën drejtimin e Prokurorisë, kanë shpallur në kërkim shtetasin K. N., 47 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit V. P., 22 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit dhe gjetjen e automjetit të marrë prej tij, ndërsa hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
gijotina.com/










Discussion about this post