GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar në lidhje me episodin e përplasjes fizike të regjistruar këtë të hënë mes efektivëve të policisë dhe gazetarëve, në ambjentet pranë Kuvendit.

Sipas AGSH-së, nga pamjet filmike dhe informacionet e mbledhura në terren rezulton se punonjës të Policisë së Shtetit kanë goditur fizikisht gazetarin e Ora News, Edison Vatnikaj, në momentin kur ai po filmonte shoqërimin e një protestuesi.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me forcë dhunën e ushtruar nga efektivët e Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të Ora News, Edison Vatnikaj. Ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, që përbën një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së medias dhe të së drejtës së publikut për t’u informuar”, thuhet në reagim.

AGSH thekson se gazetarët kanë të drejtën dhe detyrimin të dokumentojnë ngjarjet me interes publik, pa u përballur me dhunë, intimidim apo pengesa nga autoritetet.

Sipas organizatës, incidenti nuk ishte një rast i izoluar. Gjatë raportimit të protestës, edhe ekipe të tjera mediatike janë penguar në ushtrimin e detyrës së tyre, duke u përballur me ndërhyrje dhe kufizime të pajustifikuara nga efektivët.

Në deklaratë thuhet se këto veprime përbëjnë një përshkallëzim serioz të presionit ndaj medias.

AGSH i bën thirrje Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) të nisë hetimet për ngjarjen dhe të vendosë përpara përgjegjësisë ligjore efektivët e përfshirë në ushtrimin e dhunës ndaj gazetarëve.

 

Etiketa: AGSHdhunaprotestareagim

Lajme të lidhura

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës
Breaking Views

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë
Breaking Views

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’
Breaking Views

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
Para
Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia
Breaking Views

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26

Portugalia ia del të marrë maksimumin e saj edhe pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës. Në Oslo, skuadra luzitane...

Lexo më shumë
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com