Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka përfshirë grupin 4iG, kompaninë mëmë të operatorit celular ONE Albania, në listën e katër kompanive që rrezikojnë të dalin nga tregu pas rotacionit politik në Hungari.
“Kompanitë e ekspozuara politikisht, si konglomerati i ndërtimit dhe energjisë Opus Global, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Appeninn dhe firma e telekomunikacionit 4iG, kanë përjetuar rënie të ndjeshme të çmimeve të aksioneve, teksa investitorët faktorizuan primet e humbura të kontrollit politik,” shkruan Reuters.
Sipas raportimit, kompanitë e ekspozuara politikisht, duke përfshirë konglomeratin e ndërtimit dhe energjisë Opus Global, zhvilluesin e pasurive të paluajtshme Appeninn dhe firmën e telekomunikacionit 4iG, kanë regjistruar rënie të ndjeshme të çmimeve të aksioneve.

Investitorët kanë nisur të faktorizojnë humbjen e mbështetjes dhe kontrollit politik. Duke cituar burime qeveritare, ish-zyrtarë dhe analistë, Reuters paralajmëron se disa prej këtyre kompanive rrezikojnë të zhduken nga tregu.
Aksionet e 4iG kanë pësuar një rënie drastike prej 60 për qind që nga fillimi i vitit. Kompania konsiderohet si më e ekspozuara politikisht në Hungari, pasi u rrit ndjeshëm përmes kontratave të drejtpërdrejta nga qeveria e kaluar, përfshirë një kontratë sekrete prej 3.5 miliardë eurosh pak javë para zgjedhjeve, të cilën kryeministri i ri hungarez, Péter Magyar, është zotuar se do ta rishikojë.
Pas presionit dhe ndryshimeve në Hungari, pronari i grupit 4iG dhe One Telecommunications, oligarku hungarez Gellert Jaszai, ka kërkuar të sigurojë kontrata dhe fonde publike në Shqipëri. Mediat hungareze, përfshirë Privatbanker, raportojnë se Jaszai është takuar privatisht për të dytën herë brenda pak muajsh me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Këtë herë, fokusi i vizitës dhe i takimeve ka qenë te kontratat në industrinë e mbrojtjes.
Përballë krizës dhe rrezikut të falimentimit në tregun vendas, kreu i 4iG duket se po kërkon mbështetje institucionale dhe favore qeveritare në Shqipëri për të shpëtuar perandorinë e tij të biznesit.
gijotina.com/










Discussion about this post