GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Një emigrant dibran me banim në Itali ka lëshuar akuza të ashpra ndaj klasës politike shqiptare, duke iu drejtuar edhe protestuesve për qëndresën e tyre.

Gjatë protestës para Kryeministrisë, inxhinieri i pyjeve, i cili ka qenë dikur punonjës i qeverisë “Rama 1”, u shpreh se u detyrua të linte atdheun pasi nuk pranoi të vidhte tokën dhe popullin e tij.

Ai theksoi gjithashtu se diaspora po dëmtohet rëndë nga sistemi aktual dhe se shqiptarët e larguar po pëunojnë dhe kontribuojnë, por pa mbështetjen e duhur institucionale.

Në fjalën e tij, ai deklaroi se kishte ardhur nga Italia me familjen për pushime, por vendosi t’i mbyllte ato në shesh, duke etiketuar Sali Berishën dhe Edi Ramën si dy tradhtarët më të mëdhenj të popullit.

“Ju falënderoj të gjithë qëndrestarëve, atyre nënave me fëmijë të vegjël dhe personave me aftësi të kufizuara, që nuk e braktisën këtë shesh. Këtu po shkruhet historia e re e Shqipërisë. Këta pas meje janë tradhtarët më të mëdhenj të kombit.

Jam inxhinier pyjesh. Kam qenë punonjës i qeverisë ‘Rama 1’. U detyrova të largohem nga atdheu, sepse duhej të vidhja, por nuk mund të vidhja tokën dhe popullin tim. Sistemi që ndërtuan këta na detyroi të emigrojmë.

Sot edhe shqiptarëve të diasporës u kanë futur thikën pas shpine, duke u shkaktuar dëme të mëdha. Nëse një shqiptar sillte 100 mijë euro, fitonte 50 milionë lekë, ndërsa tani i humb ato. Kam ardhur nga Italia me familjen për pushime dhe do t’i mbyll ato këtu, në protestë. Dy tradhtarët më të mëdhenj të popullit janë Berisha dhe Rama. Flas me fakte”, u shpreh ai.

Një aktivist tha se protesta i ka hapur probleme serioze qeverisë së Edi Ramës.

Duke folur për reformën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive, aktivisti tha se qeveria pretendoi se do bënte reformën për të ulur administratën dhe shpenzimet, por e vërteta është se ato janë rritur.

Më tej, ai theksoi se qytetarë nuk i marrin dot shërbimet e tyre sepse taksat janë të larta. Sipas tij, kjo reformë vetëm sa grumbullon pushtet politik te qeveria dhe Rama dhe nuk bën asgjë më shumë sesa zhbën rolin e qytetarit në demokraci.

Aktivisti: Nga sheshi i protestës para Kryeministrisë vijojmë ditën e 66 të rezistencës së shqiptarëve kundrejt autokracisë së Edi Ramës. Për 66 ditë i keni dhënë shoqërisë një leksion qytetarie. Dhe përderisa kërkojmë rezolucion, revolucioni është bërë. Kush e mendonte para 66 ditësh se qytetarët do qëndronin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe nuk do largoheshin nga bulevardi. Dorëheqje. Fakti se protesta ka qenë në shesh dhe njerëzit në bulevard, duket se i ka hapur probleme serioze qeverisë së Edi Ramës. Atë që e kishte menduar si vendim normal dhe pa pasoja, duket se ia ka prishur pushimet këtë verë.

Në të gjitha qytetet që ka propozuar që bashkitë të mbyllen e t’i vihet kyçi, ka parë protesta kundër këtij vendimi. Pse ndodhi në këtë moment kjo reformë, për çfarë po përgatiten këta. Në fakt nevoja është që pushteti lokal të grumbullohet gjithnjë e më shumë në pak duar. Dikur ishin 65 bashki dhe 309 komuna. Me vendim të qevrisë Rama ky pushtet vite më parë u grumbullua në dorën e 61 personave dhe ai donte që ta grumbullonte në akoma më pak duar dhe ka vendosur ta grumbullojë tani në 46 duar. Tani një përfaqësues vendor do përfaqësojë 50 mijë banorë, e kuptoni se sa larg është zyrtari nga banori?

Me çfarë argumenti e ka bërë reformën qeveria në 2014 dhe tani në 2026. Thonë se barra financiare është e madhe dhe duhet ulur. Ta marrim të mirëqenë. Kur kishte 309 komuna e 5 bashki më shumë, administrata publike ishte 160 mijë persona, tani është 180 mijë persona. Çfarë ndodhi me to, kur duhej që administrata të tkurrej dhe jo të rritej. Imagjinoni, kemi administratë publike të fryrë, kurse shumë qytetarë nuk i marrin dot shërbimet e tyre sepse taksat janë të larta. Pra kjo reformë vetëm sa grumbullon pushtet politik te qeveria dhe Rama. Kjo reformë nuk bën asgjë më shumë sesa zhbën rolin e qytetarit në demokraci. Ndaj mbështetje të plotë bashkive dhe qytetarëve që e pësojnë nga kjo reformë dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të heq dorë nga kjo reformë administrative.

Reforma do bëhet, por që ta afrojë qytetarin me bashkinë dhe jo ta largojë, ta afrojë me vendimmarrja dhe zgjidhja dhe jo ta largojë. Kjo do të vijë vetëm pasi kryeministri dhe qeveria e tij të jetë dorëhequr. Ndaj kërkojmë nga ky shesh si ditën e parë: Dorëheqje.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesta

Lajme të lidhura

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit
Aktualitet

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit
Breaking Views

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26
Para
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26

Dita e 66-të e protestës para Kryeministrisë u mbyll me thirrjet për dorëheqje të qeverisë dhe ndryshim të klasës politike....

Lexo më shumë
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

20:07 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com