GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Pyesni një shqiptar për qeverisjen Parlamentit a ndonjë ngjarje politike,  edhe padyshim do ta merrni një përgjigje. Por kur e pyet çfarë mendon për rolin e shtetit në ekonomi , ose çfarë mendon për raportin e lirisë individuale kundrejt mirëqenies kolektive, apo a duhet të forcojmë arsimin privat apo të financojmë arsimin publik etj… biseda nuk është më aq entuziaste, madje aty mund mbyllet.

Shqipëria  është një vend ku opinioni politik është i bollshëm. Fakti që diskutimet politike janë pjesë e çdo takimi me miqtë apo me familjen  është një provë e mjaftueshme se problemi në këtë vend  nuk është angazhimi politik. Dyshoj se problemi është kuptimësia politike , edhe fakti që  sistemi politik me kast e ka fshirë ideologjinë si bazamentin e të bërit politikë edhe e diskursit politik.

Kur elektorati është i zbrazët nga ideologjia rrjedhimisht edhe politikanët janë të zbrazët nga ajo.

Përshembull megjithëse kundërshtare në fushatën elektorale 2025 ,  tanimë Zeqineja nga Jola ndryshojnë  vetëm nga flokët.

Analiza  pse ndryshimi i dy politikaneve të reja janë vetëm flokët , duhet të fillojë pikërisht tek fakti që në thelb ne kemi një elektorat që nuk i kërkon as Zeqinesë as Jolës e as kujdo tjetër,  të shpjegohen mbi ideologjinë ku i bazojnë ato që pretendojnë edhe proklamojnë.

Një politikan që ndërton karrierën politike mbi bindjet ideologjike, e ka përcaktuar njëherë përkatësinë. Një politikan që e ndërton karrierën vetëm për pushtet mund të atashohet kudo që ndodh që t’i japin pushtet .

Sot konsiderohet normale që edhe me njerëzit  që merren aktivisht me politikë të jetë pa interes diskutimi i ideologjisë politike. Edhe pse duket një neutralitet i padëmshëm,  kjo është pika e rrezikut. Pasi refuzon të njohësh e  përcaktosh se ku beson ideologjikisht,   diçka tjetër do ta mbushë boshllëkun,  edhe pikërisht çfarë e ka zënë vendin e lënë bosh nga ideologjia e ka bërë politikën të dëmshme edhe të urryer .

Vini re  që në mungesë të ideologjisë , gjithnjë e më shumë, politika vërtitet rreth udhëheqësve individualë dhe personalitetit të tyre, karizmës së tyre, forcës apo dobësisë së tyre , dëmeve që ata kanë sjellë në politikë ekonomi edhe shoqëri , apo avantazhit se janë të rinj të paprovuar  .

Boshllëku i krijuar nga analfabetizmi ideologjik mbushet kështu nga çdo gjë që është më e zhurmshme dhe më e thjeshtë për t’u ndjekur apo besuar.

Kjo është arsyeja pse shoqëritë  mendërisht të zbrazëta nga ideologjia janë kaq të rehatshme për të manipuluar nga  populistët, edhe në këto mjedise dhe opozitat nuk e dinë më se çfarë mbrojnë.

Ndërsa mesazhet e protestës janë të qarta,  “partitë ekzistuese janë të gjitha të kompromentuara në të njëjtën mënyrë”  zgjidhja e vetme kërkohet tek  krijimi i një partie të re të  paprekur nga këto zakone, me njerëz të pakompromentuar.

Njerëzit bëjnë thirrje për një krijimin e një  alternative të pastër , duke supozuar se kërkesa e tyre është e mjaftueshme për të nxitur ofertën që e përmbushë atë. Por kërkesa, për një partie të re, anashkalon pyetjen më të rëndësishme: a ekziston aktualisht mjedisi  që diçka e tillë të  shfaqet dhe të mbijetojë?

Në Shqipëri është provuar se  dominimi elektoral, pasi është vendosur, është jashtëzakonisht kokëfortë për t’u ndryshuar; partia në pushtet ka një infrastrukturë organizative, rrjete patronazhistësh të shtrirë në çdo qelizë të shoqërisë; financimi i fushatave në Shqipëri favorizon në mënyrë dërrmuese partitë e konsoliduara dhe ky hendek vetëm është zgjeruar; Qasja në media e çon pamundësinë  një hap më tej. Një parti e re, ka një mbulim të papërfillshëm krahasuar me një parti ekzistuese.

Për më tepër një mjedis fertil për lindjen e alternative tjetër  ka nevojë për organizata të shoqërisë civile që të reagojnë pa frikën e humbjes së privilegjeve.

Kur i gjithë sistemi politik funksionon si industri duopolistike, ku barrierat e hyrjes janë shumë të larta, a mjafton vetëm pakënaqësia, lodhja edhe irritimi nga keqqeverisja  që të lindë  një alternativë e re qeverisëse të ndryshme ?

Aq më tepër në prani të analfabetizmit ideologjik, çfarë mund ta bind qytetarin se partia apo lëvizja e re apo  është  alternativa e duhur e ndryshme nga ekzistueset?

Një elektorat i pakënaqur , nuk do të thotë domosdoshmërisht një elektorat i gatshëm për një alternativë të ndryshme. Një elektorat I pakënaqur , por ideologjikisht analfabet , mund të rrezojë një qeveri, por nuk është i aftë të ushtrojë presionin e nevojshëm për një qasje ndryshe.

Ndaj pyetjes se kur është momenti që disa burra e gra të mençur të bëhen bashkë për të ofruar një alternativë të re politike u përgjigjem:

”ditën që do të pyesni një 18 vjeçar  se në cilën  ideologji politike beson , dhe  përgjigja që  do të merrni është e qartë edhe toni i vendosur, mund të krijohet një alternativë tjetër politike“.

Etiketa: alternativeparti

Lajme të lidhura

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Para
Skandali/ Mbi 70 mln lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan, 10.5 milionë lekë u shfuqizuan pa justifikim

Skandali/ Mbi 70 mln lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan, 10.5 milionë lekë u shfuqizuan pa justifikim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën

12:57 - 18/08/26

Një autobus është përfshirë nga flakët në zonën e Kalasë së Beratit. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja nuk raportohet për...

Lexo më shumë
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?

Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?

12:38 - 18/08/26
Skandali/ Mbi 70 mln lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan, 10.5 milionë lekë u shfuqizuan pa justifikim

Skandali/ Mbi 70 mln lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan, 10.5 milionë lekë u shfuqizuan pa justifikim

12:19 - 18/08/26
Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas një monopatinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit elektrik

Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas një monopatinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit elektrik

11:36 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com