GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ Mbi 70 mln lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan, 10.5 milionë lekë u shfuqizuan pa justifikim

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/ Mbi 70 mln lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan, 10.5 milionë lekë u shfuqizuan pa justifikim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 70.2 milionë lekë gjoba të vendosura për shkelje mjedisore nuk rezultojnë të arkëtuara nga agjencitë e mjedisit, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar njëkohësisht 10.49 milionë lekë gjoba të shfuqizuara në mënyrë të pajustifikuar.

Sipas të dhënave nga agjencitë rajonale të Fierit, Beratit dhe Tiranës, gjatë periudhës së audituar janë vendosur 235 masa administrative me vlerë të përgjithshme 112.13 milionë lekë, por janë arkëtuar vetëm 41.923 milionë lekë.

Diferenca prej 70.207 milionë lekësh, ose rreth 62.6% e vlerës së gjobave, ka mbetur e paarkëtuar. Pra, nga çdo 100 lekë gjoba të vendosura rezultojnë të mbledhura vetëm rreth 37 lekë.

Fieri ka peshën më të madhe në vlerën e masave të vendosura. ARM Fier raporton 120 gjoba me vlerë 59.05 milionë lekë, nga të cilat janë arkëtuar 22.748 milionë lekë.

Në Berat janë vendosur 60 masa me vlerë 25.86 milionë lekë, me arkëtime prej 11.27 milionë lekësh, ndërsa Tirana raporton 55 masa me vlerë 27.22 milionë lekë, nga të cilat janë arkëtuar vetëm 7.905 milionë lekë. Në Tiranë, niveli i arkëtimit del vetëm rreth 29%.

Për KLSH-në ka edhe një problem bazë me vetë informacionin mbi gjobat. Ndërsa tri agjencitë rajonale raportojnë 235 masa, AKM raporton 247 masa administrative.

Kjo do të thotë se problemi nuk lidhet vetëm me nivelin e ulët të arkëtimit, por edhe me pamundësinë për të përcaktuar me saktësi në nivel kombëtar se sa gjoba janë në fuqi, sa janë paguar, sa janë ankimuar dhe sa vazhdojnë të jenë detyrim.

KLSH: 10.49 milionë lekë gjoba u shfuqizuan pa justifikim

Nga raporti rezulton se janë shfuqizuar në mënyrë të pajustifikuar gjoba në vlerën 10.49 milionë lekë. Më konkretisht, ka pasur raste ku Komisioni i Shqyrtimit të Ankimimeve ka hequr masat e vendosura nga inspektorët pa analizuar në themel provat dhe shkeljet e konstatuara në terren.

Ndërsa, nga të dhënat e Sektorit të Apelimeve tregojnë se gjatë viteve 2023-2025 janë shqyrtuar 106 ankime. Në 66 raste masa është lënë në fuqi, ndërsa në 36 raste është shfuqizuar, pra në rreth një të tretën e të gjitha ankimeve të shqyrtuara.

Mw konkretisht, në katër procedura që lidhen me subjektet si “T. M. Al”, “A.” sh.a. në dy raste dhe “M. K”, Komisioni shfuqizoi gjoba me vlera përkatësisht 400 mijë, 1 milion, 300 mijë dhe 500 mijë lekë, ose 2.2 milionë lekë gjithsej. Arsyeja e përdorur lidhej me parregullsi procedurale dhe me faktin se inspektimet nuk ishin kryer nëpërmjet sistemit “e-inspektimi”.

Por KLSH vlerëson se ky argumentim nuk mbështetej në prova dhe argumente të mjaftueshme ligjore. Auditimi i qëndron përfundimit se Komisioni nuk kishte analizuar në thelb shkeljet e konstatuara dhe as provat e administruara gjatë inspektimeve, përfshirë në disa raste edhe rezultatet e analizave të mostrave të marra në terren.

Gjoba 5 milionë lekë u hoq pas shkarkimeve me hidrokarbure drejt Gjanicës

Rasti me vlerën më të lartë të evidentuar individualisht nga KLSH është një gjobë prej 5 milionë lekësh ndaj një subjekti me aktivitet në shfrytëzimin e naftës. Gjatë inspektimit në zonën e lumit Gjanica, në vendin e quajtur “Ofiçina e Vjetër Visokë”, inspektorët kishin konstatuar shkarkim të lëndëve hidrokarbure së bashku me ujë teknologjik të gjeneruar nga procesi i dekantimit. Shkarkimi ishte dokumentuar me foto dhe video përgjatë përroit që përfundonte në lumin Gjanica.

Megjithatë, Komisioni i Shqyrtimit të Ankimimeve e shfuqizoi gjobën prej 5 milionë lekësh. KLSH vlerëson se vendimi u mbështet kryesisht në pretendime procedurale, pa u analizuar në themel shkelja dhe provat e administruara. KLSH gjithashtu thotë se subjekti e kishte ushtruar brenda afatit të drejtën e ankimit ndaj vendimit përfundimtar dhe për këtë arsye e drejta e tij procedurale nuk ishte cenuar.

Në përfundim të raportit, KLSH rekomandon krijimin e një databaze të unifikuar për masat administrative, rakordimin periodik të të dhënave ndërmjet nivelit qendror dhe rajonal dhe ndjekjen sistematike të gjobave për arkëtim. Për rastet e shfuqizimit, kërkohet që vendimet të merren vetëm pas vlerësimit të plotë të provave dhe të shkeljeve të konstatuara në terren./ekofin.al

 

Etiketa: gjobamjedis

Lajme të lidhura

735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Të ndalet dhuna policore ndaj studentëve
Aktualitet

735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Të ndalet dhuna policore ndaj studentëve

17:39 - 19/10/26
Protesta e ditës së djeshme, 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht
Aktualitet

Protesta e ditës së djeshme, 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht

17:20 - 19/10/26
Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Para
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?

Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?

Discussion about this post

TË FUNDIT

735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Të ndalet dhuna policore ndaj studentëve
Aktualitet

735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Të ndalet dhuna policore ndaj studentëve

17:39 - 19/10/26

Komuniteti akademik i është bashkuar zyrtarisht dhe në mënyrë masive revoltës popullore. 735 pedagogë dhe emra të njohur të arsimit...

Lexo më shumë
Protesta e ditës së djeshme, 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht

Protesta e ditës së djeshme, 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht

17:20 - 19/10/26
Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Plagoset gazetari grek në Rrugën e Durrësit, transportohet te Trauma

Plagoset gazetari grek në Rrugën e Durrësit, transportohet te Trauma

16:46 - 19/10/26
2500 euro për policinë/ Protestuesit ironizojnë premtimin e Ramës, mbulojnë efektivët me kartëmonedha false

2500 euro për policinë/ Protestuesit ironizojnë premtimin e Ramës, mbulojnë efektivët me kartëmonedha false

16:28 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com