GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit dhe familjet e Durrësit ende presin banesat, ku shkuan fondet?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit dhe familjet e Durrësit ende presin banesat, ku shkuan fondet?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja për Rininë e Partisë së Lirisë dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, ka denoncuar vonesat në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ibraj deklaroi se, edhe pas shtatë vitesh, mijëra familje vijojnë të presin banesat e premtuara ose ndihmën e qirasë. Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për fondet e rindërtimit, duke thënë se nga mbi 1 miliard lekë të parashikuara për Durrësin në vitin 2026, deri në fund të qershorit ishin përdorur vetëm 15.1 milionë lekë, rreth 1% e fondit.

“Paratë janë, por rindërtimi nuk ecën”, u shpreh Ibraj, duke kërkuar transparencë për numrin e familjeve që ende nuk janë sistemuar, banesat e përfunduara që nuk janë dorëzuar dhe përdorimin e fondeve publike.

Ajo deklaroi se do të vijojë ta ngrejë këtë çështje në Këshillin Bashkiak, deri në sistemimin e familjeve të prekura nga tërmeti.

Deklarata:

Në nëntor te ketij viti mbushen plot shtatë vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019. Shtatë vite gjatë të cilave familjeve të Durrësit iu premtua strehim, iu premtua rindërtim dhe iu: premtua se jeta e tyre do të rikthehej në normalitet. Por shtatë vite më pas, për mijëra qytetarë, ajo ditë ende nuk ka përfunduar.

Vitet kanë kaluar, ndërsa familjet e dëmtuara janë detyruar të presin, të trokasin në dyer zyrash, të kërkojnë atë që u takon dhe, në jo pak raste, të përballojnë vetë shpenzimet e strehimit. Në vitin 2023, rreth 2 500 familje në Durrës vijonin të trajtoheshin me ndihmë qiraje dhe qytetarët protestonin se prej muajsh nuk e kishin marrë atë. Në vitin 2024, dhjetëra familje dolën sërish në protestë, duke denoncuar mungesën e banesës dhe të ndihmës së qirasë.

Në vitin 2025, mbi 1 000 familje ende prisnin të hynin në apartamentet e tyre.Kjo është kronika e vërtetë e rindërtimit në Durrës. Jo ajo që shfaqet në fjalimet e pushtetit, por ajo që kanë përjetuar qytetarët në këto shtatë vite.Dhe sot, në vitin 2026, vjen një tjetër e dhënë që e rëndon edhe më shumë këtë dështim. Nga mbi 1 miliard lekë të parashikuara për Durrësin për rindërtimin, deri në fund të qershorit janë përdorur vetëm 15.1 milionë lekë, ose rreth 1% e fondit. Këtu qëndron thelbi i çështjes: paratë janë, por rindërtimi nuk ecën.

Si mund të shpjegohet që, shtatë vite pas tërmetit, një familje ende të presë ndihmën e qirasë, ndërsa një tjetër të endet për vite me radhë për të marrë banesën që i është premtuar? Si mund të qëndrojnë bosh apartamente të ndërtuara pikërisht për familjet e dëmtuara, ndërkohë që familje të tjera vazhdojnë të paguajnë qira dhe të jetojnë në pasiguri?

Ne si Parti e Lirisë kerkojme transparencë të plotë për fondet e rindërtimit të vitit 2026, të bëhet publike sa familje ende nuk janë sistemuar, sa familje presin ndihmën e qirasë, sa banesa të përfunduara nuk janë dorëzuar dhe përse fondet e parashikuara nuk po shndërrohen në vepra konkrete.Keto janë pyetje dhe kerkesa që burojnë nga e drejta e qytetarëve për të ditur se çfarë bëhet me paratë publike dhe përse nuk u jepet atyre ajo që u është premtuar.

Durrësi nuk mund të jetë vendi ku një familje pret me vite për një çati, ndërsa një banesë e ndërtuar me paratë e taksapaguesve qëndron e mbyllur. Dhe nuk mund të pranohet që pas shtatë vitesh përgjegjësia të humbasë nëpër zyra, shkresa dhe arsyetime. Si anëtare e Këshillit Bashkiak ne Bashkine e Durresit do të vijoj ta ngre këtë çështje me të njëjtën vendosmëri, derisa çdo familje e prekur nga tërmeti të marrë atë që i takon dhe çdo fond publik të ketë destinacionin për të cilin është miratuar.

 

Etiketa: DurrësfondeTërmet

Lajme të lidhura

Përplasje e ashpër mes policisë dhe protestuesve tek Parku Rinia
Breaking Views

Përplasje e ashpër mes policisë dhe protestuesve tek Parku Rinia

21:12 - 19/10/26
“Gjyqtarja Migena Laska bëhet palë me pushtetin, shkel të drejtat e të arrestuarve”
Aktualitet

“Gjyqtarja Migena Laska bëhet palë me pushtetin, shkel të drejtat e të arrestuarve”

20:42 - 19/10/26
Protestuesit të irrituar hedhin fishekzjarre pranë selisë së PS-së, policia përdor plumba…
Breaking Views

Protestuesit të irrituar hedhin fishekzjarre pranë selisë së PS-së, policia përdor plumba…

20:32 - 19/10/26
Para
Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën

Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje e ashpër mes policisë dhe protestuesve tek Parku Rinia
Breaking Views

Përplasje e ashpër mes policisë dhe protestuesve tek Parku Rinia

21:12 - 19/10/26

Një përplasje e ashpër është shënuar këtë të hënë tek zona e Parkut Rinia. Policët dhe studentët po përballen me...

Lexo më shumë
“Gjyqtarja Migena Laska bëhet palë me pushtetin, shkel të drejtat e të arrestuarve”

“Gjyqtarja Migena Laska bëhet palë me pushtetin, shkel të drejtat e të arrestuarve”

20:42 - 19/10/26
Protestuesit të irrituar hedhin fishekzjarre pranë selisë së PS-së, policia përdor plumba…

Protestuesit të irrituar hedhin fishekzjarre pranë selisë së PS-së, policia përdor plumba…

20:32 - 19/10/26
Shoqërime me forcë pranë selisë së PS, rrethim në hyrje të bulevardit dhe qendrës

Shoqërime me forcë pranë selisë së PS, rrethim në hyrje të bulevardit dhe qendrës

20:13 - 19/10/26
SKANDAL/ Policia futet me maska në oborrin e Katedrales Ortodokse, dhunojnë me shkopa gome dhe shkelma të rinjtë

SKANDAL/ Policia futet me maska në oborrin e Katedrales Ortodokse, dhunojnë me shkopa gome dhe shkelma të rinjtë

20:09 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com