GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër dëshmi po ndihmon hetuesit për të rindërtuar ngjarjen e rëndë të 18 gushtit në Ksamil. Armando Zeneli, i cili punon si DJ në diskotekën “Principote”, është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe ka treguar momentet pas përplasjes

Sipas dëshmisë së tij, rreth orës 05:00, Zeneli ka parë rojet e sigurisë duke vrapuar në drejtim të hyrjes së klubit. Pak më vonë, te pjesa e restorantit, atij i janë afruar disa kolegë pune të panikosur, të cilët i kanë kërkuar të merrte Sokrat Vatën dhe ta dërgonte në spital, pasi kishte makinën pranë.

Zeneli ka deklaruar se drejt tij është afruar Sokrat Vata, i cili ishte i gjakosur në të gjithë trupin dhe mbante dorën poshtë bluzës, në pjesën e barkut. Sipas dëshmisë, Vata i ka kërkuar disa herë që ta çonte në spital, duke i thënë të nxitonte

DJ ka njoftuar menaxherin për situatën dhe më pas ka vrapuar drejt parkimit për të marrë automjetin. Kur ka dalë jashtë lokalit, ka parë një grup turistësh që po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.Më pas, Zeneli ka marrë automjetin dhe, në pjesën e sipërme të lokalit, është shfaqur Sokrat Vata, i cili ka hipur në pjesën e pasme të makinës. Ata janë nisur menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit.

Gjatë rrugës, sipas dëshmisë, Vata i ka kërkuar Zenelit të vazhdonte drejt. Pas dy ose tre minutash, kur kanë mbërritur në një rrugë me kalldrëm, ai i ka kërkuar të ndalonte dhe më pas ka zbritur nga makina dhe është larguar me vrap, i zbathur.

Zeneli ka deklaruar se, disa metra larg automjetit, ka vënë re se Vata kishte hedhur me forcë diçka në tokë. Pas këtij momenti, ai është larguar drejt banesës, ku ka qëndruar i tronditur nga ngjarja.

Pasi është qetësuar, Zeneli ka telefonuar policinë dhe u ka ofruar autoriteteve ndihmë për identifikimin dhe kapjen e Sokrat Vatës.

Dëshmia e tij pritet të jetë pjesë e materialeve hetimore që po përdoren për të sqaruar dinamikën e ngjarjes së rëndë në Ksamil dhe veprimet e personave të përfshirë.

“I është marrë deklarim në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasit Armando Zeneli, i cili ka deklaruar se punon si DJ në disko “Principote” dhe se rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 ka parë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klabit.

Në vazhdim kur ka qenë te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët i kanë thënë merre Sokratin dhe coje në spital se ti ke makinë këtu afër. Në drejtim të Armandos ka ardhur shtetasi Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe i ka thënë disa herë ku e ke makinën më ço në spital, nxito o k…r.

Armando kishte njoftuar menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ka ikur me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur ka dalë jashtë ka parë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.
Armando ka marë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e mbasme të makinës dhe është nisur menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës i tha ik vetëm drejt dhe mbas dy tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëmë Sokrati i ka thënë ndalo këtu dhe ka ikur zbathur.

Disa metra pak larg makinës Armandua kishte vënë re që Sokrati kishte hedhur dicka me forcë. Pas këtij momenti ka shkuar në banes i shokuar, ku pasi është qetësuar ka telefonuar policinë dhe ka ofruar ndihmë për kapjen e Sokratit”, thuhet në dosjen hetimore.

 

Etiketa: MakinesokratiSpital

Lajme të lidhura

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Aktualitet

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit
Aktualitet

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
Para
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Aktualitet

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, katër vite pasi akuzohet për përdhunimin e një 22-vjeçareje në një...

Lexo më shumë
Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

18:12 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com