Sot shënohet dita e 85-të e revoltës qytetare, ku qytetarë të shumtë do të grumbullohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.
Sot shënohet dita e 85-të e revoltës qytetare, ku qytetarë të shumtë do të grumbullohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.
Grumbullimi i qytetarëve nis në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas nisin në marshim drejt Kryeministrisë.
Pas mbërritjes përpara godinës së Kryeministrisë, nisin fjalimet, ku qytetarë të shumtë shprehin shqetësimet e tyre dhe pakënaqësitë ndaj qeverisë.
Kërkesa kryesore dhe e panegociueshme e protestuesve është dorëheqja e Edi Ramës. Ata kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila duhet të përgatisë vendin për zhvillimin e zgjedhjeve.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu anulimin e disa ligjeve, të cilat i konsiderojnë si të dëmshme dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.
Qytetarët kanë deklaruar se se do të vijojnë të protestojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.
Çmimet globale të ushqimeve pritet të rriten me 11.8% këtë vit dhe me 4.8% në 2027, sipas Oxford Economics. Rritja...
Lexo më shumë© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com
Discussion about this post