Pas përfundimit të fjalimeve, qytetarët kanë rinisur marshimin në protestën e 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalimeve, protestuesit përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisjes së Edi Ramës, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e situatës politike në vend.
Gjatë fjalimeve, qytetarët u shprehën se kriza e strehimit, kostot e larta të jetesës, ndërtimi masiv dhe korrupsioni janë pasojë e modelit të qeverisjes së Edi Ramës, duke akuzuar qeverinë se po favorizon interesat private në kurriz të qytetarëve.
Ata u bënë thirrje të rinjve dhe studentëve të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, ndërsa kërkuan largimin e qeverisë dhe ndryshimin e politikave që kanë rënduar jetën e shqiptarëve.
Me rinisjen e marshimit, qytetarët po vijojnë në rrugët e kryeqytetit, ku pritet të zhvillohet edhe pjesa tjetër e protestës së 89-të.
Protestuesit kanë paralajmëruar se qëndresa do të vijojë deri në largimin e qeverisë, ndërsa nesër kanë programuar të mblidhen para selisë së PS-së, për të “përshendetur” me vezë ministrat e ri që do të emërojë Rama.










Discussion about this post