Aktivisti Emiljando Kita, ka denoncuar përdorimin e dhunës nga efektivët e policisë ndaj protestuesve. Me anë të një video të publikua në rrjetet sociale, Kita shprehet se efektivët kanë tërhequr zvarrë qytetarët pa i provokuar.
“Jemi dëshmitarë që policia ka ushtuar dhunë pa u provokuar, pa u gjuajtur asgjë. Polica ka ushtuar dhunë, ka tërhequr zvarrë dhe tani po arreston protestues”, deklaroi aktivisti.
Situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit dhe forcat e policisë janë përballë njëri-tjetrit, në tentativë nga ana e forcave blu për të liruar hyrjen. Pas tensioneve te Kryeministria, ka mbërritur edhe autoboti me ujë dhe policia ka nisur shoqërimet e qytetarëve.
“Arrestoni Ramën”, “O Ergys o legen prite Ramën se po vjen”, “Edi Rama frikacak”, “Dorëheqje, ju erdhi fundi”, “Policia e krimit”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
gijotina.com/










Discussion about this post