Nisma e Federatës së Futbollit për ndërtimin e dy fushave moderne të futbollit në Luginën e Preshevës po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga komuniteti lokal.
Pas prezantimit të projektit, në Bujanoc janë përcjellë me entuziazëm pritshmëritë për ndërtimin e një infrastrukture të re sportive, e cila pritet t’u japë fëmijëve dhe të rinjve të kësaj zone mundësi më të mira për t’u stërvitur dhe për të zhvilluar pasionin e tyre për futbollin.
Projekti që parashikon ndërtimin e dy fushave, në Komunën e Bujanocit dhe në Komunën e Preshevës, ka marrë edhe mbështetjen e drejtuesve vendorë, komunitetit sportiv dhe qytetarëve. Në Bujanoc, kryetari i komunës, z. Arbër Pajaziti, vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme të ndërmarrë nga FSHF.
Ndër të tjera, z.Pajaziti ftoi edhe biznese të ndryshme t’i bashkohen këtij projekti, teksa falënderoi edhe familjen Turker për mbështetjen e tyre, duke kontribuar financiarisht në ndërtimin e fushave.
“Federata e Futbollit ka marrë iniciativën për ndërtimin e dy fushave në Luginën e Preshevës, njëra në Bujanoc dhe tjetra në Preshevë. Si kryetar i komunës së Bujanovcit, e përshëndes këtë iniciativë. Është një investim i drejtëpërdrejtë në sport dhe në të ardhmen e fëmijëve tanë.
Dua të falënderoj edhe një nga donatorët, i cili është paraqitur pas thirrjes së FSHF-së. Bëhet fjalë për biznesmenin me prejardhje nga Bujanoci, Tamer Turker, i cili do të investojë një pjesë të këtij projekti. Inkurajoj edhe bizneset e tjera, të cilët kanë mundësi që të investojnë në këtë projekt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e fmëijëve tanë”, – tha z. Pajaziti në fjalën e tij.
Florim Agaj, trajner futbolli i moshave të vogla në ekipin e Besës në Bujanoc e konsideroi këtë projekt si një ëndërr që po bëhet realitet. Ai tregoi se Bujanoci është falënderues ndaj FSHF-së, Presidentit Duka dhe familjes Turker.
“Për ne është një nga projektet më të mëdha që mund të ndodhë në qytetin e Bujanocit. Është një ëndërr që me gjasë po bëhet realitet. Ne e kemi pritur shumë gjatë një fushë, që dikush të na e mundësojë të na bëjë një fushë. Jemi shumë falënderues ndaj FSHF-së, ndaj Presidentit Duka si edhe ndaj familjes Turker që ka shprehur dëshirën për të ndihmuar në këtë projekt”, – tha trajneri Florim Agaj.
Një nga qytetarët e Bujanocit, Mensur Avdiu u shpreh se fëmijët janë gëzuar shumë për këtë projekt. “Kur fëmijët dëgjuan që FSHF ka vendosur të bëjë një fushë, ishin shumë të entuziazmuar.










Discussion about this post