Manchester City raportohet se është shpallur fajtor për pothuajse të gjitha 115 akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premierligës.
Vendimi vjen pas një procesi të gjatë, ndërsa klubi anglez pritet ta apelojë atë.
Deri tani nuk është bërë e ditur se çfarë sanksioni mund të vendoset ndaj kampionëve të Anglisë.
City i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka deklaruar se disponon prova që mbështesin pafajësinë e tij.
Akuzat kryesore lidhen me raportimin e të dhënave financiare, marrëveshjet e sponsorizimit dhe pagesat ndaj lojtarëve e ish-trajnerit Roberto Mancini.
Hetimi përfshin periudhën nga sezoni 2009/10 deri në 2022/23 dhe ka zgjatur rreth pesë vjet.
Çështja ka hedhur pikëpyetje mbi një periudhë të jashtëzakonshme suksesi për klubin pas blerjes nga Abu Dhabi United Group në vitin 2008.
Manchester City ka fituar 20 trofe madhorë gjatë kësaj periudhe, përfshirë tripletën historike në vitin 2023.
Në vitin 2020, UEFA e pezulloi Cityn për dy vite nga Champions League për shkelje të rregullave financiare, por CAS e anuloi pezullimin pas apelimit.
Gjykata konstatoi se disa pretendime ishin jashtë afatit të parashkrimit, ndërsa të tjera nuk ishin provuar.
Megjithatë, City u gjobit me 10 milionë euro për mosbashkëpunim me hetuesit.
Tani vëmendja është te sanksioni që mund të marrë klubi nga Premierliga dhe te apeli i mundshëm që mund të zgjasë edhe më tej këtë sagë.










Discussion about this post