GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka refuzuar propozimin e Iranit për një armëpushim fillestar shtatëditor, ndërsa Teherani ka paraqitur një plan për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, por vetëm nëse plotësohen disa kushte.

Sipas një raportimi të “Wall Street Journal”, që citon burime në administratën amerikane, Trump u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se pret që bombardimet amerikane kundër Iranit të vazhdojnë edhe në nëntor, pas zgjedhjeve të ndërmjetme për Kongresin në SHBA.

Reuters thekson se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur informacionet e gazetës amerikane.

Propozimi i Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Teherani i ka përcjellë Uashingtonit një plan “konkret” shtatëditor për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, siç deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, nga selia e Kombeve të Bashkuara.

“Nëse plotësohen kushtet e nevojshme, Ngushtica mund të rihapet dhe ritmi i kalimit të anijeve mund të rikthehet brenda shtatë ditësh. Zgjedhja tani i takon SHBA-së”, deklaroi ministri iranian.

Araghchi tha se masat që Teherani kërkon nga pala amerikane nuk janë të reja, por janë të përfshira në memorandumin e mirëkuptimit (MoU) që të dyja palët kishin nënshkruar në qershor.

Kushtet e Teheranit për hapjen e rrugës detare

Një zyrtar iranian i tha Reuters se vendi i tij nuk ka ndërmend të bëjë lëshime lidhur me programin e tij bërthamor, edhe nëse SHBA-ja pranon propozimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se kjo rrugë detare me rëndësi strategjike do të mbetet e mbyllur derisa Uashingtoni “të përmbushë të gjitha kushtet e Iranit”.

Sipas propozimit iranian, brenda shtatë ditësh duhet t’u jepet fund luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, të hiqet bllokada ndaj porteve iraniane dhe sanksionet ndaj naftës, si dhe të zhbllokohen asetet iraniane të ngrira.

Propozimi i Teheranit është paraqitur në një kohë kur përshkallëzimi në Lindjen e Mesme vazhdon, pas shtatë muajsh luftë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Ndërkohë, rebelët Houthi të Jemenit kanë ndërmarrë një seri sulmesh me raketa dhe dronë kundër Arabisë Saudite, duke shtuar presionin në rajon dhe duke ngritur shqetësime të reja për sigurinë e lundrimit detar.

 

Etiketa: ArmepushimIranTrump

Lajme të lidhura

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale
Botë

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

09:51 - 26/09/26
Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare

08:10 - 26/09/26
Fjala e kryeministrit izraelit Netanyahu pritet me protesta, pjesëmarrësit boshatisin sallën e OKB-së
Botë

Fjala e kryeministrit izraelit Netanyahu pritet me protesta, pjesëmarrësit boshatisin sallën e OKB-së

09:14 - 25/09/26
Para
Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale
Botë

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

09:51 - 26/09/26

Një mashtrim financiar me përdorimin e inteligjencës artificiale ka goditur bankën private italiane Fideuram, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, duke...

Lexo më shumë
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

09:36 - 26/09/26
Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

09:21 - 26/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

08:59 - 26/09/26
SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën

SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën

08:43 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com