Rregullorja e re e GJKKO-së e cila mbart një sërë rregullash kufizuese ka përçarë gjyqtarët.
Trupa gjyqësore e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është ndarë në dy grupe, të cila kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për rregulloren e re.
Gjatë mbledhjes e cila u zhvillua ditën e sotme me kërkesë të kryetarit të GJKKO-së, Erion Bani, gjyqtarët shprehën mendime të ndryshme rreth rregullores së re e cila ka hyrë në fuqi që me datën 1 shtator.
Kjo ka shkaktuar një gjendje kaotike, pasi ditën e sotme avokatët kanë bojkotuar seancat për masat e sigurisë.
Gjatë mbledhjes, një pjesë e gjyqtarëve të posaçëm kërkuan dialog me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ndërsa një pjesë tjetër mbajtën qëndrimin se duhen ashpërsuar masat ndaj mbrojtësve ligjor.
Në fund nuk u arrit në një përfundim në lidhje me këtë rast, ndërsa ende nuk dihet se si do të vijojë procesi.









Discussion about this post