GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kombëtarja U-17/ Spektakël në ‘Loro Boriçi’, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Malin e Zi

në Sport, Uncategorized
Kohë leximi: 1 min
A A
Kombëtarja U-17/ Spektakël në ‘Loro Boriçi’, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Malin e Zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja U-17 ka dhuruar një paraqitje spektakolare në “Loro Boriçi”, duke mposhtur 5-1 Malin e Zi U-17 në ndeshjen e dytë miqësore mes dy skuadrave.

Pas barazimit 2-2 në sfidën e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe realizuan plot pesë gola.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Rei Shpuza (GK), Aend Cekrezi, Drion Ibrahimi, Rian Nezaj, Jon Ajvazi (C), Sebastian Sina, Eldin Veliu, Lorent Zhara, Klevis Basha, Rajan Dybeli, Gentian Sharka.

Shqipëria e nisi takimin me ritëm dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 21-të.

Ishte Gentian Sharka ai që dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ishte e papërmbajtshme dhe e thelloi menjëherë avantazhin. Në minutën e 48-të, Jon Ajvazi shënoi golin e dytë, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Sebastian Sina realizoi për 3-0.

Kuqezinjtë vijuan dominimin dhe gjetën edhe dy gola të tjerë. Albion Muji shënoi në minutën e 77-të, ndërsa Haxhi Rrena vulosi rezultatin 5-0 në minutën e 86-të.

Mali i Zi arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 87-të me Matija Sutje, por pa ndryshuar asgjë në triumfin e thellë të Shqipërisë.

Një paraqitje bindëse dhe një fitore 5-1 për Shqipërinë U-17, që mbyll me një rezultat të rëndësishëm serinë e dy miqësoreve ndaj Malit të Zi.

 

Etiketa: kombetarja u 17loro boriciMali i Zi

Lajme të lidhura

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit
Breaking Views

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

14:00 - 08/11/26
Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”
Breaking Views

Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”

10:20 - 08/11/26
City pëson humbjen e tretë radhazi në Premier League, mundet nga Nottingham
Sport

City pëson humbjen e tretë radhazi në Premier League, mundet nga Nottingham

10:00 - 08/11/26
Para
Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë të kreut të SPAK dhe Kryeministrit Rama

Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë të kreut të SPAK dhe Kryeministrit Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi
Breaking Views

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

16:00 - 08/11/26

Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes së protestuesve dhe demokratëve në tubimin e së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit. Në...

Lexo më shumë
“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

15:30 - 08/11/26
Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com