GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
E gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, për të cilat tha se po vijojnë hetimet intensive.

Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se personat e ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit, kanë, sipas tij, si qëllim destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së Shqipërisë, duke e kthyer atë pas në të shkuarën.

Rama theksoi se problemet e shoqërisë, të familjeve, studentëve dhe të rinjve janë legjitime dhe kërkojnë zgjidhje, por sipas tij, dhuna nuk mund të justifikohet.

Sipas kreut të qeverisë, ajo që ai e cilësoi si “terror urban” nuk është shkaktuar nga mijëra qytetarë, por nga një grup personash të radikalizuar.

“Janë ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit. Një listë domethënëse përfaqësuese e një komponenti të dhunshëm të protestës, që është integruar në këtë masë të larmishme personash me një qëllim shumë të qartë, destabilizimi i vendit dhe devijimi i rrugës sonë, duke na kthyer mbrapsht në të shkuarën.

Natyrisht që pas atyre personave qëndrojnë krimi i organizuar, si dhe duar të huaja, për të cilat vazhdojmë të hetojmë intensivisht.

Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korporatave ndaj një liste që, minimalisht, duhet t’i bënte të gjithë të reflektonin për mosdistancimin nga dhuna dhe relativizimin e mëtejshëm të saj, në emër të studentëve, rinisë, që është, sipas këtyre ekraneve dhe sidomos sipas VIP-ave të mbrëmjeve, një moment transformues për Shqipërinë.

Në fakt, nuk ka asnjë moment transformues, përveçse një sfide të hapur me probleme që kërkojnë adresim. Probleme të shoqërisë, të familjeve të zakonshme, të studentëve, të rinisë, të gjitha legjitime, dhe dhunës. Gjuha e gurit, hurit, zjarrit, urrejtjes, ofendimeve, kërcënimeve, nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse nuk duan një të nesërme të sigurt për këtë vend. Jemi duke punuar intensivisht, me orë të zgjatura, për të adresuar të dyja anët e kësaj proteste.

Dua të bëj të qartë se jemi shumë të vëmendshëm dhe jam shumë i vëmendshëm personalisht në raport me arsyet reale dhe me shkaqet që bëjnë shumë mendje të simpatizojnë një protestë dhe të ndiejnë nevojën për të protestuar, pavarësisht se janë të distancuar nga dhuna, për sa kohë që ai terror urban nuk u shkaktua nga mijëra qytetarë, por nga një masë e larmishme njerëzish, të radikalizuar ideologjikisht, ANTIFA, të radikalizuar fetarisht.

Protesta qëllimet, arsyet dhe mbi të gjitha nevoja të asaj pjese të shoqërisë që ka nevojë për një qasje më agresive të qeverisë për shtrenjtimin e kostove të jetesës, janë fokusi absolut i qeverisë dhe do të ishte edhe më mirë që të kishim një dialog që kanë këto nevoja që të adresojnë këto nevoja.

Ne çështje orësh e ditshësh do të prezantojmë reflektimin për atë që se çfarë po na thotë kjo pjesë e shoqërisë, ku sheh nevojën dhe mënyrën për ta bërë këtë qeveri edhe më të vëmendshme. Të gjithë ata që ushtrojnë dhunë, duhet të kuptojnë se aq sa ishte intensiv dhe i përqendruar apo i zgjatur terrori urban, mbi bizneset, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse ajo që vjen nga ana e shtetit.

Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar, kush mendoj që maskohet pas studentit dhe bën punën e atyre që duan Shqipërinë e përçarë nga ana fetare duhet ta ketë të qartë që jo vetëm nuk do ia dalë, por do të paguajë në një sërë formash”, tha ai.

Etiketa: agjenturaRamaStudente

Lajme të lidhura

Lubonja: Rama gabon rëndë kur kërkon të rrijë në pushtet me dhunë, koha që edhe PD të reflektojë
Aktualitet

Lubonja: Rama gabon rëndë kur kërkon të rrijë në pushtet me dhunë, koha që edhe PD të reflektojë

13:16 - 24/10/26
Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin ‘tryezën e dialogut’ të kryeministrit Rama
Aktualitet

Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin ‘tryezën e dialogut’ të kryeministrit Rama

12:55 - 24/10/26
Ervin Demo kërcënon studentët: Janë identifikuar përmes teknologjisë, do të vihen para përgjegjësisë
Aktualitet

Ervin Demo kërcënon studentët: Janë identifikuar përmes teknologjisë, do të vihen para përgjegjësisë

12:35 - 24/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lubonja: Rama gabon rëndë kur kërkon të rrijë në pushtet me dhunë, koha që edhe PD të reflektojë
Aktualitet

Lubonja: Rama gabon rëndë kur kërkon të rrijë në pushtet me dhunë, koha që edhe PD të reflektojë

13:16 - 24/10/26

Analisti Fatos Lubonja, në një prononcim për Neës24 teksa ka nisur protesta kombëtare në Tiranë, është shprehur se situata aktuale...

Lexo më shumë
Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin ‘tryezën e dialogut’ të kryeministrit Rama

Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin ‘tryezën e dialogut’ të kryeministrit Rama

12:55 - 24/10/26
Ervin Demo kërcënon studentët: Janë identifikuar përmes teknologjisë, do të vihen para përgjegjësisë

Ervin Demo kërcënon studentët: Janë identifikuar përmes teknologjisë, do të vihen para përgjegjësisë

12:35 - 24/10/26
E gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja

E gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja

12:01 - 24/10/26
12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

11:42 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com