Për aktivisten Rezarta Çaushaj, efektivët e policisë në protestat studentore po përdoren si kavie nga drejtuesit, ndërsa këta të fundit pritet t’i shmangen përgjegjësisë ligjore për dhunën e ushtruar.
Aktivistja tha se efektivët operojnë me urdhra verbalë në protestë, ndërsa nuk do t’i shpëtojnë llogaridhënies, qoftë asaj institucionale apo dhe asaj nga ana e qytetarëve.
Sipas Çaushajt, ata që do ta pësojnë në fund nuk janë liderët, por policët që duhet të justifikojnë këtë dhunën e tepruar, goditjen e përsëritur gjatë momenteve të neutralizimit dhe pengmarrjes së qytetarëve, pa patur një bazë ligjore.
“Me rrjetet sociale po identifikohen individët dhe policët që janë zbatues të urdhrave verbal dhe jo ligjore. Jana ata që do përballen me frustrimin. Ne kemi zbuluar vitet e fundit se sa larg ka shkuar bashkëpunimi krim-polici. Duhet punë e madhe për të ritkhyer besimin dhe policinë në standarde.
Dhe këto kanë lënë gjurmë të individët dhe s’dimë sa kohë do marrë që të harrohet. Policia jonë operon me urdhra verbal, ndaj pas kallëzimeve që janë bërë për policnë, pamë dje që Demo nxori urdhra me shkrim.
Ata që do ta pësojnë në fund s’janë liderët, janë policët, që duhet të justifikojnë këtë dhunën e tepruar, goditjen e përsëritur gjatë neutralizimit, pa shenja identifikimi, pengmarrjen e qytetarëve, mbi ç’bazë ligjore. Polici përdoret si kavie e braktiset. Policët të ndërgjegjësohen e të mos operojnë me këtë lloj veprimi”, u shpreh ajo.










Discussion about this post