Situata është tensionuar në Rrugën e Durrësit në Tiranë, ku disa protestues kanë përdorur llastiqe kundër efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë tubimit të sotëm.
Përballë këtyre veprimeve, forcat e policisë u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të vijojnë protestën në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar ndërhyrje në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.
Ndërkohë gjatë protestës së sotme ka pasur përplasje edhe mes studentëve dhe simpatizantëve të PD.
Protestuesit kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e deputetëve të PD në tubim duke deklaruar se janë kundër klasës së vjetër politike.










Discussion about this post