GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka depozituar këtë të premte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi 107 mijë firma në mbështetje të nismës për zhvillimin e një referendumi për shfuqizimin e ligjit “Paketa e Maleve” dhe atij për “Investimet Strategjike

Adriatik Lapaj, i shoqëruar nga grupi nismëtar, kërkoi shfuqizimin e dy ligjeve, të cilat i cilësoi si abuzive dhe që, sipas tij, cenojnë interesat e qytetarëve dhe të vendit.

Ai deklaroi se 107 mijë firmat përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve për të vendosur drejtpërdrejt përmes referendumit, duke e cilësuar këtë nismë si një moment historik për Shqipërinë.

Lapaj kritikoi gjithashtu klasën politike teksa u shpreh se deputetët janë kthyer në shërbëtorë të oligarkisë dhe nuk përfaqësojnë më interesat e qytetarëve.

“107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum, për të shfuqizuar Paketën e Maleve dhe Investimet Strategjike. Këto 107 mijë vullnete janë dëshmi e qartë se qytetarët shqiptarë duan që për herë të parë në historinë e Shqipërisë në tranzicion të mbahet një referendum, ku ata të ushtrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të vendosin vetë për veten e vet dhe për vendin tonë.

Këto dy ligje janë dëshmi e qartë e hajdutërisë së madhe të atdheut nga klasa që e sundon dhe tashmë qytetarët kanë shprehur vullnetin, të cilin ne po e depozitojmë sot në KQZ për të shfuqizuar këto dy ligje. Dua të theksoj se referendumi është një akt shumë i lartë demokratik, është instrumenti i demokracisë së drejtpërdrejtë, ku qytetarët e shprehin vullnetin e tyre jo më përmes të zgjedhurve, të cilët nga sa duket janë kthyer në kartona të kryetarëve dhe në shërbëtorë të oligarkisë, por drejtpërdrejt, duke vendosur vetë për fatin tonë, pra për fatin e çdo qytetari. Kjo është një ditë historike për Shqipërinë”, tha Lapaj.

Etiketa: firmaKQZlapaj

Lajme të lidhura

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)
Aktualitet

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

11:26 - 27/11/26
Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

11:18 - 27/11/26
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi
Aktualitet

Gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer në një banesë në Shkodër, ja kush ishte objektivi

10:53 - 27/11/26
Para
Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)
Aktualitet

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

11:26 - 27/11/26

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në qarkun e Fierit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas...

Lexo më shumë
Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

11:18 - 27/11/26
Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

11:07 - 27/11/26
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

Gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer në një banesë në Shkodër, ja kush ishte objektivi

10:53 - 27/11/26
“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike”, socialistët rrëzojnë propozimin e Bujar Leskaj

“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike”, socialistët rrëzojnë propozimin e Bujar Leskaj

10:35 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com