Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso i ftuar në News24 ka folur për betejën e PD në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit.
Kaso shprehet i sigurt se krimet zgjedhore të 25 prillit do të faktohen dhe se PD ka besim tek SPAK e drejtësia.
Ai thotë se nga natyra e shkeljeve, kërkesa që drejton PD për pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve është më e rënda, por dhe më e vështira për t’u provuar.
Gjithesi Kaso shprehet se ditë për ditë po dalin prova të reja teksa PD ka dhe 7 ankimime të tjera në Kolegjin Zgjedhor edhe pse dy të parat për Gjirokastrën e Vlorën i janë rrëzuar.
‘’Kemi folur me emra konkrete që në kërkesat ankimore para institucionet që shqyrton ankimet KAS, ku janë denoncuar me emra dhe fakte, me provat që mbledhim, se opozita s’ka struktura hetimore, por falë angazhimit në periudhën parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe më pas jemi vënë në dijeni të një sërë shkeljesh, dhe ne i kemi faktuar. Ia kemi bërë me dije KAS-it dhe Kolegjit, 30 prova vetëm për Vlorën. Kemi kërkuar dhe prova tët jera, por ne si opozitë nuk i kemi siguruar. Janë prova dokumentare, nga institucione. Periudha parazgjedhore u shënjua nga shkelje të shumta, vijuan në ndalimin e aktiviteteve që cënojnë procesin zgjedhor. Ka patur aktivitete të ndaluara që i kemi denoncuar në KQZ. Për shembull për herë të parë falë marrëveshjes së 5 qershorit, 4 muaj para zgjedhjeve është folur shumë shpesh për asfaltin elektoral apo favore të tjera që shteti ti shpërndante para zgjedhjeve në favor të partisë në pushtet. ODIHR dy zgjedhjet e fundit i ka ngritur me të madhe. Problemi më i rëndë që vuan sot është shkrirja e shtetit me partinë.
Pra të kemi një ligj që ndalojmë e detajojmë aktivitetet që shteti duhet të kryejë, prej ekzistencës së vet dhe zhvillimit normal të aktiviteteve dhe cilat duhet të shmangë. Lejet e legalizimeve, u 10-fishua në periudhën e ndalimit. Janë identifikuar persona të PS që u janë dhënë. Kemi shkelje të trefishtë, por bëhet e katërfishtë kur marrin pjesë ministra e deputetë e kandidatë që s’kanë lidhje e shpërndarjen e lejeve të legalizimit apo lejet e ndërtimit. Ligji e ndalon. Punësimet e përkohshme, 10 mijë të tilla, aq i përkohshëm ishte sa u vërtetua nga deklarata e ministres së Financave që urdhëroi ndalimin e këtyre kontratave menjëherë.
Kemi emra drejtorësh, drejtuesi politik i Vlorës, nënkryetar i Vlorës, Afrim Qendro, që e kishte kthyer Bashkinë në dispozicion të PS. Detyrat e saj me Kushtetutë dhe legjislacion i ka të ndara nga çfarëdolloj ndikimi nga pushteti qëndror. Drejtorët, ai i OSHEE që e kishte kthyer institucionin në Vlorë në çerdhe punësimesh dhe e përdorte për favore elektorale.
Kemi kallëzuar penalisht në SPAK, janë kallëzuar dhe jemi në pritje të një vendimmarrje përfundimtare që ka për herë të parë për detyrë të hetojë korrupsionin zgjedhor. Drejtori i bujqësisë në Vlorë, një ditë para zgjedhjeve shpërndante tollona nafte e benzine. S’ka asnjë ndryshim shitblerja me lekë, leje apo tollona.
Jo vetëm para zgjedhjeve i janë vendosur SPAK, BKH dhe Prokurorive, por edhe KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Duam dhe 20 prova të tjera, institucionet kanë refuzuar. KAS refuzoi ti merrte se nuk ju dukën të përshtathsme, për fat të keq edhe sot Kolegji vendosi mos i administronte.
Kjo është dhe më e vështira për t’u provuar. Por ne kemi detyrë ta bëjmë, të bëjmë transparencë. Është një gjë që në mos sot ose nesër do të ndodhë. Do të preferonim të ndodhte në KAS apo Kolegj Zgjedhor. Shkeljet që kemi evidentuar janë shumëplanëshe, të karakterit penal, vendimmarrja sot nuk prekludojnë ato ku i kemi çuar.
Ne kemi pritshmëri të larta jo vetëm nga SPAK, por gjithë drejtësia. Krimet zgjedhore do të faktohen. Ditë për ditë po dalin prova të reja. Ne gjithmonë kemi patur besim tek drejtësia, ne i kemi bërë thirrje institucioneve të drejtësisë, atyre të rejave të ngrihen në nivelin e pritshmërisë së qytetarëve”, tha Kaso.