GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ngrihet komisioni për të analizuar 25 Prillin, tre fazat

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngrihet komisioni për të analizuar 25 Prillin, tre fazat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste fitoi mandatin e tretë radhazi në pushtet, por kjo nuk do të thotë që të mos bëjnë analizën e procesit, që do të shërbejë si “nxehje” për zgjedhjet lokale. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së u miratua vendimi për zhvillimin e analizës së rezultateve në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021.

Analiza do të kalojë në tre faza përmes një komisioni të posaçëm. Procesi do të nisë në 15 Qershor 2021 deri në 15 Janar 2022 në cdo nivel të partisë. Brenda fazës së parë do të zgjidhen edhe bashkë-drejtuesit e rinj të organizatave socialiste.

VENDIM                                 

Nr.2, datë, 02.06.2021

Për Zhvillimin e Analizës së Rezultateve në Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prillit 2021

Në zbatim të Statutit të Partisë, neni 37 “Detyrat e Asamblesë Kombëtare të Partisë”, Asambleja Kombëtare e Partisë,

V E N D O S I:

Në periudhën 15 Qershor 2021 – 15 Janar 2022 në strukturat vendore të partisë (OS, KSNjA, Bashki, Qark) do të zhvillohen analizat për rezultatet në Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prillit 2021.

Sipas Vendimit përkatës të Asamblesë Kombëtare do të ngrihet dhe funksionojë një Komision i Posacëm i Analizës për Rezultatin e Zgjedhjeve të Përgjithshme të 25 Prillit, i cili do të përcaktojë metodologjinë e procesit të analizës.

Mbledhjet dhe takimet për analizën e rezultateve zgjedhore do të zhvillohen sipas këtyre fazave:

Faza e parë: Analizat për rezultatet e zgjedhjeve në OS të zhvillohen në periudhën 15 Qershor – 15 Nëntor 2021. Brenda kësaj faze do të zgjidhen edhe bashkë-drejtuesit e rinj të organizatave socialiste.

Faza e dytë: Analizat për rezultatet e zgjedhjeve në Këshillat Socialiste të Njësive Administrative (KS të NJA) të zhvillohen në periudhën 15 Nëntor- 15 Dhjetor 2021.

Faza e tretë: Analizat për rezultatet zgjedhore në AS të bashkive dhe shkallë qarku të zhvillohen në periudhën 15 Dhjetor 2021 – 15 Janar 2022 dhe zgjedhja e kryetarëve të PS në nivel bashkie.

Komisioni i Posacëm i Analizës, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e partisë të bashkive të marrin masat organizative për përgatitjen në kohë dhe ndjekjen e analizave që do të zhvillohen në strukturat vendore të partisë.

Lajme të lidhura

Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë
Aktualitet

Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë

09:49 - 27/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!
Aktualitet

89 ditë protestë/ “Në pranga jo vetë Agasi”, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

07:53 - 27/08/26
“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi
Aktualitet

“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

07:44 - 27/08/26
Para
Palmer e Lajçak planifikojnë nesër takimin me Vuçiç

Palmer e Lajçak planifikojnë nesër takimin me Vuçiç

TË FUNDIT

Alarm për bombë në institucionët shqiptare, Antiterrori ngrihet në këmbë
Aktualitet

Alarm për bombë në institucionët shqiptare, Antiterrori ngrihet në këmbë

10:07 - 27/08/26

Një kërcënim me bombë ka alarmuar mëngjesin e sotëm disa institucione në qytete të ndryshme të vendit. Në adresat elektronike...

Lexo më shumë
Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë europiane

Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë europiane

10:00 - 27/08/26
Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë

Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë

09:49 - 27/08/26
SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

09:34 - 27/08/26
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

09:25 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com