GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Do të rritet sërish çmimi i naftës, shkaqet që nxisin shtrenjtim

07:45 - 07/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Koncesioni i pompave të naftës, KLSH: Krijon hapësira për konflikt interesi, barra mbi bizneset
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimi i naftës u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, të hënën në mëngjes, pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni ishte në “diskutime shumë aktive” me partnerët e tij europianë rreth ndalimit të importeve të naftës nga Rusia. Treguesi referencë ndërkombëtar i naftës, Brent arriti në 139.13 dollarë për fuçi, pothuajse 20 për qind mbi çmimin e mbylljes të premten. Treguesi referencë I SHBA-ve, U.S. West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 9% në $126.09. Rritjet brenda ditës së hënë janë afër niveleve rekord të para për të dyja kontratat në korrik 2008, kur Brent arriti në 147,50 dollarë për fuçi dhe WTI arriti në 147,27 dollarë.

Analisti Derek Brower argumenton se çmimet e naftës mund të rriten akoma më shumë edhe nëse industria e shistit argjilor në SHBA rrit prodhimin. Kufizimet do të kishin pasoja serioze për ekonominë globale dhe do të shënonin një kthesë nga Shtëpia e Bardhë, e cila kishte refuzuar thirrjet dypartiake për të ndaluar importet e naftës ruse në SHBA, duke thënë se një embargo do të kufizonte furnizimin global dhe do të rriste çmimet për konsumatorët.

“Një bojkot do të ushtronte presion të madh në furnizimin me naftë dhe gaz, që tashmë ka ndier ndikimin e rritjes së kërkesës,” thanë analistët e CMC Markets.“Çmimet ka të ngjarë të rriten në afat të shkurtër, dhe nuk përjashtohet një lëvizje drejt 150 dollarëve për fuçi. Një veprim i tillë do të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi ekonomitë globale, duke rritur më tej inflacionin, duke i nxitur bankat qendrore të debatojnë se sa shpejt duhet të zbatohen rritja e normave.”

Çmimet globale të naftës janë rritur me 67% që nga fillimi i vitit 2022, së bashku me mallrat e tjera, duke ngritur shqetësime për rritjen ekonomike botërore dhe stagflacionin. Por shqetësimet në rritje për sigurinë energjetike të shkaktuara nga kjo situatë mund të përshpejtojnë lëvizjet e Europës drejt vetë-mjaftueshmërisë dhe energjisë së pastër, thanë ekspertët e klimës./ Reuters

Etiketa: Cmimenaftarreziqe

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Para
Sulmi rus në centralin bërthamor/ Zelensky: Mund të ishte sa gjashtë Çernobilë

Masakra në Irpin/ Reagon Zelensky: Do të ndëshkojmë të gjithë ata që kanë kryer mizori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com