GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

SHBA dhe Britania ndalojnë importet e naftës dhe gazit rus; Nafta kalon 130 usd/fuçi

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dhe Britania ndalojnë importet e naftës dhe gazit rus; Nafta kalon 130 usd/fuçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Joe Biden ka ndaluar importet e naftës dhe gazit rus në SHBA, duke shtuar sanksionet ekonomike ndaj Moskës, pas pushtimit të Ukrainës, në një përpjekje për ta dëmtuar atë ekonomikisht.

Edhe Britania e Madhe kreu të njëjtin veprim, por BE-ja nuk e ndoqi shembullin dhe në vend të kësaj zbuloi një plan për të reduktuar importet e gazit rus me dy të tretat brenda një viti.

Vendimi i SHBA hap një front të ri në përpjekjet për të izoluar Moskën nga ekonomia globale, pas lëvizjeve për të vendosur sanksione ndaj bankave kryesore ruse, zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe oligarkëve, si dhe bankës qendrore të saj.

“Nafta ruse nuk do të jetë më e pranueshme në portet e SHBA-së dhe populli amerikan do t’i japë një goditje tjetër të fuqishme makinës luftarake të Vladimir Putinit”, tha Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë.

Por një ndalim i importeve nga SHBA dhe MB do të jetë shumë më pak shkatërrues për tregjet globale sesa një embargo e plotë ndërkombëtare pasi vetëm një pjesë e vogël e dërgesave ruse shkon në këto dy tregje.

Kremlini u përgjigj përmes një dekreti që specifikonte se do të kufizonte eksportin e disa mallrave pas ndalimeve perëndimore të naftës, por nuk specifikoi detaje se për cfarë produktesh bëhej fjalë.

Nafta kërcen mbi 130 dollarë

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën sërish të mërkurën, ndërsa investitorët vlerësuan ndikimin e përkeqësimit të konfliktit në Ukrainë dhe një ndalim të ri të SHBA-së për naftën ruse.

Çmimi i një fuçie nafte, i cili kishte filluar rritjen që në janar si rrjedhojë e pritshmërive për një rimëkëmbje ekonomike globale dhe ofertës së kufizuar, është rritur ndjeshëm që kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës më 24 shkurt.

Standardi global Brent u tregtua me 131,39 dollarë për fuçi, me një rritje ditore prej 2,66%, por ende poshtë pikut prej 139,13 dollarësh, që preku të hënën.

“Goditjet në tregun e naftës janë të vazhdueshme për nga vetë natyra e saj, dhe potenciali që tregu të arrijë në 150 dollarë përpara se të kthehet në 100 dollarë është më i lehtë për t’u tretur nga investitorët,” tha Stephen Innes, partner menaxhues në SPI Asset Management./ Reuters-Financial Times/MONITOR

Etiketa: gazinafta

Lajme të lidhura

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Para
Lufta Rusi-Ukrainë/ Çfarë loje luan Vuçiç?

Lufta Rusi-Ukrainë/ Çfarë loje luan Vuçiç?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n
Sport

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n

17:10 - 29/09/26

Situata nuk është aspak e qetë me Xhani Infantinon në krye të FIFA-s. UEFA prej kohësh tashmë kërkon largimin e...

Lexo më shumë
Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

15:16 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com