GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Katalanas, por në venat e tij rrjedh gjak shqiptari, historia e veçantë e Ivan Balliut

18:36 - 26/03/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Katalanas, por në venat e tij rrjedh gjak shqiptari, historia e veçantë e Ivan Balliut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Spanja te Spanja, kjo është interesantja e një prej futbollistëve të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Ivan Balliun, i cili në vitin 2017 veshi për herë të parë edhe fanellën kuqezi, dhe debutimin e bëri kundër Spanjës.

Një emocion i veçantë për Balliun ishte debutimi kundër vendit të tij të lindjes, pasi Ivan ka lindur në katalonjë, aty ku familja e tij jeton, ndërsa theksojmë se babai i tij është kryebashkian i Caldes de Malavella. Histori interesante e 30-vjeçarit, rrënjët e të cilit janë të hershme në Shqipëri.

Statistikat thonë se mbiemri Balliu figuron një në çdo 1000 shqiptarë. Kjo ishte ajo që bëri dikë në një zyrë në Tiranë të ndezë një llambë kur gjeti një djalë që luante për Metzin në Francë, kështu shkruan “Marca”.

“Ata erdhën për të më parë, për të pyetur nëse kisha paraardhës shqiptarë. Filluam të kërkojmë dhe nuk ishte e lehtë. E gjithë familja ime është spanjolle. Por në fund gjetëm një fije për të tërhequr, që na çoi te një paraardhës shqiptar. Nga atje, me ndihmën e Federatës, babai arriti të mbledhë një sërë letrash dhe pasaporta u mor.

Ai ishte një i afërm i largët. Gjyshi dhe stërgjyshi im kanë lindur në Spanjë, por u shfaqën dokumente që më lejuan të merrja shtetësinë”, tregon fillimisht Balliu.

Debutimi në Katalonjë kundër Spanjës në tetor të 2017 ishte speciale për 30-vjeçarin edhe pse në atë periudhë Katalonja kërkonte pavarësinë.

“Këto janë gjëra të babait tim. Unë i përkushtohem të luajturit futboll, gjë që më pëlqen. Për fat nuk kuptoj shumë nga politika dhe nuk merrem me të. Secili ka jetën e tij dhe e imja është kjo, futbolli.

Unë luaj me Shqipërinë. Tani për tani një ekip katalanas është i pamundur, nuk ka asnjë kornizë ligjore për të. As nuk e konsideroj dhe as nuk mendoj se do të ndodhë në vitet e ardhshme”, ka thënë Balliu.

Sonte me shumë mundësi Balliu do të luajë ndeshjen e katërt me Shqipërinë, teka këtë herë është më shumë Shqiptarë se sa në debutimin e tij.

“Në dy sezonet e mia në Almería, klubi ra dakord me Federatën që të mos më thërriste për shkak të çështjeve kalendarike, por tani jam kthyer”.

Ndeshja do të jetë e veçantë për shumë arsye dhe lojtari ka një synim: “Do të jetë e bukur, sepse familja ime do të jetë në stadium. Shqipëria po rritet, por potenciali i Spanjës është i madh. Kur të përfundojë, do të doja të ndërroja fanellën me Jordi Alban”.

Ai e ka fanellën e Spanjës, sepse ka luajtur në ekipet e të rinjve: “Kur më thirri Shqipëria, thashë ‘po’, sepse duhet të jesh realist dhe të shohësh që vetëm të zgjedhurit ia dalin në skuadrën spanjolle. E pashë të pamundur. Shqipëri sapo kishte luajtur në Euron në Francë dhe e pashë si një mundësi”.

“Po gjuha, kultura, vendi? Unë mezi flas pak fjalë shqip, por trajnerët që kam pasur kanë qenë italianë dhe shumë nga shokët e mi luajnë në Serie A , kështu që nuk ka problem të kuptojmë njëri-tjetrin.

A e njoh Shqipërinë? Jo, kam qenë vetëm në kampe stërvitore”, përfundon Balliu. /gijotina.com

Etiketa: gjak shqiptarihistoriasivan balliuKatalanasShqiperia

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
Foto/ U tha se iku në Hollandë, Lulzim Basha “kapet” në kafe me demokratët e Ndroqit

Foto/ U tha se iku në Hollandë, Lulzim Basha “kapet” në kafe me demokratët e Ndroqit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com