Moti i keq me reshje shiu dhe erë e fortë ka shkaktuar problematikat e para në vend. Reshjet e dendura të shiut që kanë filluar që ditën e djeshme dhe kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkaktuar probleme të shumta në rrugën nacionale nga Qafa e Buallit drejt Peshkopisë.
Aktualisht segmenti më problematik mbetet ai pranë varrezave të Bulqizës ku ka rënie të vazhdueshme të gurëve, segment i cili është pjesë e rrugës së Arbrit të hapur 10 vite më parë.
Drejtuesit e mjeteve janë përballur me rënien e vazhdueshme të gurëve, duke rrezikuar jetën teksa udhëtojnë në drejtim të Tiranës apo Peshkopisë. Disa prej tyre thonë se në shumë raste ata ndalojnë makinën dhe i largojnë vetë gurët nga rruga.
Discussion about this post