GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vendi në krizë për karburant, Kastrati “përpinë” tregun/ Emiriana Sako i jep tendin 162 mln lekë pa garë

në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“TRIOS” dhe Veliaj, fitime me tenderë fiktivë, zbulohet mashtrimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “KASTRATI shpk” është bërë e preferuara e qeverisë dhe e vendorëve, si e tillë përfiton çdo projekt pa garuar fare. Këtë herë Kastrati ka marrë “dhuratën” e radhës nga Emirana Sako, kryetare e Bashkisë Durrës. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 162.634.332 lekë, numër reference REF – 22345-03-17-2022 dhe objekt blerje karburanti. Ky tender ka shkelur hapur rregullat bazë në ligjin për prokurimet, pasi ka pasur vetëm një ofertues dhe ai është Kastrati.
Ligji kërkon që në këto raste tenderi të anulohet për të rihapur një tjetër procedurë. Por Emiriana Sako, nuk ka pritur gjatë dhe i ka dhënë tenderin pa garë Kastratit, në një kohë kur vendi vuan për krizë karburanti. Prandaj dhe ku tender klasifikohet automatikisht në kontratat me “Flamur të kuq”, pasi cenon konkurrencën dhe krijon hapësira për abuzime.

Ndërkohë, shkelje tjetër është fakti që Kastrati ka paraqitur një ofertë me vlerë 162 milionë lekë, pra po aq sa fondi limit. Ndërsa ligji kërkon që ofertat të jenë më të lira se fondi limit, me qëllim që të mos abuzohet dhe keqshfrytëzohen fondet publike. Emiriana Sako si duket nuk e di këtë rregull, pasi çdo tender e jep me vlera të larta. Pastaj kur bëhet fjala për Kastrati shpk, edhe vetë qeveria nuk i kursen para.
Megjithëse këtu jemi në një paradoks të madh, pasi kryeministri Edi Rama vazhdon të përsëris se jemi në krizë për shkak të luftës dhe madje iu tregon qytetarëve se si duhet të kursejnë, që të mos shpenzojnë naftë. Ndërsa Sako për naftën e makinës që lëvizë ajo dhe miqtë e saj në bashki shpenzon miliona euro, pa iu dridhur qerpiku dhe në flagrancë me ligjin.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe pak javë më parë Gijotina.com ka denoncuar një rast kur Kastrati shpk ka përfituar një tjetër tender pa garë. Ishte Ministria e Bujqësisë ajo që i fali 6.5 milionë euro nga fondet publike për tenderin e objekt “Blerje karburant për skemën e rimbursimit të fermerëve”. Ky tender u shpall në 14 shkurt 2022 si pjesë e skemës për rimbursimin e fermerëve, ndërkohë që shpallja e fituesit u publikua më 16 mars 2022.Në garë nuk kishte asnjë kompani tjetër pjesëmarrëse përveç bashkimit të operatorëve “KASTRATI” SHPK & “KASTRATI GROUP” SH.A të cilët u shpallën automatikisht fitues. Kjo nuk është hera e parë që pronari i këtyre kompanive fiton tenderë pa garë, të cilët renditen me flamur të kuq për sjellje të mundshme klienteliste sipas “openprocurement.al”. Pra, çdo tender Kastratit i jepet pa garë, si një kompani mike e qeverisë.

Etiketa: abuzimi tenderashErion Veliaj

Lajme të lidhura

Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë
Aktualitet

Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

18:30 - 06/09/26
Ku të mbytem tani! I moshuari në Fier qëndron pranë pronës së shkrumbuar, kërkon me dëshpërim vlerësimin e dëmeve
Aktualitet

Ku të mbytem tani! I moshuari në Fier qëndron pranë pronës së shkrumbuar, kërkon me dëshpërim vlerësimin e dëmeve

10:25 - 05/09/26
Qeveria ndryshon ligjin, ndërtuesit e objekteve të konfiskuara nuk do të lejohen t’i blejnë në ankand
Breaking Views

Qeveria ndryshon ligjin, ndërtuesit e objekteve të konfiskuara nuk do të lejohen t’i blejnë në ankand

16:21 - 04/09/26
Para
I theu telefonin, Cristiano Ronaldo pendohet: I bën ofertën mahnitëse tifozit të Evertonit

Policia dhe nëna e tifozit i përvishen, telashe për Cristiano Ronaldon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 07/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

100 ditë rezistencë! Paralajmërohet protestë masive: Do kalojmë në mosbindje civile, të rrethojmë Kryeministrinë

08:00 - 07/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Shtator 2026

07:48 - 07/09/26
Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, humb jetën një prej shoferëve dhe plagosen 5 persona

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, humb jetën një prej shoferëve dhe plagosen 5 persona

07:39 - 07/09/26
Parashikimi i motit/ E shtunë, 29 gusht 2026, temperaturat arrijnë deri në 41 gradë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Shtator 2026

07:36 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com