GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

5 milionët e Fidelit, dhe kapja e Arbitrazhit…!

në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
5 milionët e Fidelit, dhe kapja e Arbitrazhit…!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë! Një ekstrakt nga folklori me një metaforë e cila gjen vend në një mënyrë kokëforte edhe në pashallikun olimpik të njeriut që politika zgjodhi dhe prodhoi të konturojë në familjen olimpike. Nën komandën e pasionantit nën diktat Fidel Ylli, tashmë KOKSH, nga një mejhane që ishte nën një udhëheqësi nën zero të dyshes Bezhani-Bello, tashmë është shndërruar tërësisht në një oaz ku Fideli mbetet propozues e vendimmarrës njëherësh.  Edhe pse gjendet ende në një process të hapur atakimi nga Arbitazhi i Lozanës, pas një padie nga FSHF, që mund ta rikthejë sërish në zgjedhje, përsëri Fideli ka bërë edhe spastrimet e fundit në institucion, duke institucionalizuar dhe shndërruar në një mekanizëm persistent, “allcinë” e yes-men në vendimmarrje. Përjashtimi i avokat Genc Bogës, dhe anëtares Marash, sipas kontureve statuore, vetëm një vit nga zgjedhja e tyre, ka trazuar sërish ujin e ndotur olimpik, që vlon shumë edhe nga një tjetër anë: Prodhimi i një Arbitrazhi tërësisht nën diktatin e Fidelit, dhe pas fidelit, të kryebashkiakut zevzek dhe incenerues konfliktesh me fund brekësh pambuku. E megjithatë, përtej kësaj, Fideli zgjodhi standartin e politikës, edhe në fushëveprimin e tij në KOKSH.  Atë të spostimit të vëmendjes, të një afere që ende s’ka nisur, por që trezorieri i dikurshëm mund të sillte nshumë bezdi. 5 milionë USD që shteti arkëtoi në llogaritë e tij (të KOKSH) që në mes të dhjetorit për projektin e “masivizimit” të basketit e volejit janë ende aty, në një kohë që po mbaron muaji prill. Në këtë situatë, cilat janë lëvizjet e presidentit të KOKSH, ende në process në Lozanë: Largimin e mbajtësit të thesarit “me votë”, dhe spostimin e vëmendjes diku gjetkë, duke prodhuar edhe tryezën për rikthimin e basteve në Shqipëri, apo edhe rritjen e buxhetit të shtetit për sportet që ka shkuar në nivele qesharake, teksa vetë zoti Fidel ka ende të arkëtuara 5 milion usd në arkat e tij. Në një situatë të tillë, kur asgjë nuk lëviz, sërish vëmendja spostohet, tek bastet, në një kohë që 5 milionë usd, për të cilat shteti kaloi në llogarinë e KOKSH që në dhjetorin e kaluar kanë mbetur pezull, në mos kanë përfunduar diku. E në këtë situatë, Fideli shpik lëvizjen e radhës, teksa federatat sportive të një niveli tërësisht mediokër mpihen me pasionin e rikthimit të basteve dhe askush nuk ndihet të kuptojë e mësojë se ku janë 5 milionë usd. Përpos kësaj ikja e Bogës me diktat statuor, por edhe mbajtja ende pezull e trezorierit të ri, shtojnë akoma më shumë dyshimet se çfarë realisht po ndodh me 5 milionë usd. Pavarësisht tryezës për kthimin e basteve dhe ledhatimit të KOKSH për shtetin për të rritur buxhetin, apo një peticioni formal, sërish forca e të gjitha federative mbetet tërësisht NUL përsa kohë aty mungon forca pedante, Federata Shqiptare e Futbollit. Dhe në një situatë të tillë, pasiviteti i FSHF-së, si anëtare e KOKSH, është dhe do të mbetet një komoditet më shumë i vetë Fidelit, për aferën e 5 milionëve, për përjashtimin e anëtarëve të KE-së, për mekanizmar e prodhimit të një tjetër Arbitrazhi fiktiv nën tutelën e Veliajt. Mungesa e Dukës në këtë diskurs do të prodhojë thjesht dhe vetëm komoditet. Prezenca e tij pashmangshërisht do të krijonte shumë bezdi, dhe mbi të gjitha rrezikun për një lobim ndryshe. E vetmja gjë që e amniston mungesën e FSHF për momentin në KOKSH është: Pritja e vendimit të arbitrazhit të Lozanës.

Etiketa: Editorialkryesore2

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
U përfol për lidhje me Argjend Rracin, Alvisa tregon si qëndron e vërteta

U përfol për lidhje me Argjend Rracin, Alvisa tregon si qëndron e vërteta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com