GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama e çon për skrap, në tokën e rafinerisë së Ballshit park fotovoltaik

21:33 - 22/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama e çon për skrap, në tokën e rafinerisë së Ballshit park fotovoltaik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Historia e rafinerisë së Ballshit ka marrë fund. Vendimi për ta shitur për skrap, është marrë nga qeveria Rama ndërsa 800 naftëtarë ende kërkojnë nga 13 paga të prapambetura.

Me urdhër të kryeministrit, vendimi është miratuar dhe në vend të rafinerisë së famshme të Ballshit që shumë shpejt nuk do të ekzistojë më do të ndërtohet një park fotovoltaik.

Investim ky, si për t’i dhënë fund historisë së borxheve të krijuara, tashmë banka e nivelit të dytë e CREDINS e shiti për 9 milionë euro.

Në përllogaritjen e qeveritarëve rivendosja në punë e rafinerisë do kishte kosto, e për këtë arsye para se “lajmi” të merrte dhenë, ata dhanë urdhër ta shkatërrojnë këtë burim hidrokarburesh duke e kthyer në një park fotovotaik.

Banka ka vendosur t’ia shesë rafinerinë, kompanisë Shijaku shpk e cila ka nisur çmontimin e rafinerisë së, për ta çuar për skrap, sipas kontratës.

Përgjegjësit dhe mbështetësit në këtë vendim, pretendojnë se prishja e saj do të japë  mundësinë e ndërtimit të një impianiti të ri, që sipas tyre do të punësojë njerëz, si gjatë ndërtimit dhe gjatë funksionimit.

Por premtime të tilla nuk janë mbajtur kurrë.

Ndërsa disa të tjerë pretendojnë se dërgimi për skrap i uzinës përbënte një risi për tregun shqiptar.

Këto arsyetime nuk “pijnë ujë” për sa kohë që zanafilla e këtij vendimi nuk ishte gjë tjetër përveçse  keqmenaxhimi dhe borxheve të krijuara nga kompania ARMO.

Nga viti 2009 deri në 2013, ARMO u rrënua nga një kompani e shëndoshë financiarisht në një shoqëri aksionere të mbytur në borxhe ndaj bankave, Tatimeve dhe furnitorëve.

Në gusht 2013, paketa kontrolluese e aksioneve të Taçit tek ARMO iu shit kompanisë ‘offshore’ me pronësi azere, Heaney Assets Corporation, e cila pagoi 50 milionë euro.

Azerët tentuan ta rivinin në punën ARMO-n, duke i dhënë me qira rafineritë e saj në Fier dhe Ballsh, por barra e detyrimeve të kompanisë ishte e papërballueshme dhe e çoi atë drejt kolapsit.

ARMO kishte dy rafineri, atë të Ballshit dhe të Fierit. Sot funksionon vetëm rafinerie e naftës në Fier.

Etiketa: Kryesore1rafineria e Ballshit

Lajme të lidhura

Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë
Aktualitet

Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë

21:34 - 28/01/26
Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën…
Aktualitet

Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën…

20:26 - 28/01/26
Rregulla të reja për Maturën: Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës
Aktualitet

Rregulla të reja për Maturën: Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës

20:20 - 28/01/26
Para
Sondazhi: Shumica e serbëve nuk duan të futen në BE

Sondazhi: Shumica e serbëve nuk duan të futen në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpool me fitore tenistike, Benifica shkatërron Real Madrid, Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Interi kalon Dortmundin (Rezultatet)
Breaking Views

Liverpool me fitore tenistike, Benifica shkatërron Real Madrid, Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Interi kalon Dortmundin (Rezultatet)

23:19 - 28/01/26

Spektakli nuk ka munguar në ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Champions, aty ku surprizat ndryshuan situatën e...

Lexo më shumë
Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu

Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu

22:10 - 28/01/26
Napoli përmbys rezultatin që në pjesën e parë, Reali në disavantazh, PSG në barazim, ja rezultatet

Napoli përmbys rezultatin që në pjesën e parë, Reali në disavantazh, PSG në barazim, ja rezultatet

22:01 - 28/01/26
Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë

Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë

21:34 - 28/01/26
Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha

Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha

21:08 - 28/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com