GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Sami Berisha largohet përfundimisht nga “Për’puthen”/ Jep mesazhin e papritur (VIDEO)

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Sami Berisha largohet përfundimisht nga “Për’puthen”/ Jep mesazhin e papritur (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sami Berisha ka vendosur të largohet përfundimisht nga emisioni i dashurisë “Për’puthen”. Pasi është larguar dy herë nga studio brenda pak ditësh, ai ka vendosur puntatën e djeshme që të mos rikthehet më.

Lajmin e ka bërë me dije vetë konkurrenti përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram. Ai nuk specifikon arsyen e largimit të tij, por shprehet se në emision ishte krijuar një energji shumë negative nga disa persona, referuar Arjan Konomit dhe Mevlanit me të cilët ai dhe Efi kanë pasur shumë debate.

“Nga sot nuk jam më pjesë e “Për’puthen”. Arsyet janë të shumta dhe nuk ka kohë t’i diskutoj sot këtu. Aty po mbizotëron një energji shumë e keqe nga disa njerëz tek të cilët mund të ndalemi shpresoj në një pikë tjetër. Por jam shumë falenderues nga produksionit dhe i kërkoj falje Olsës që veprova në këtë mënyrë. Kam pasur, ditë të mirë dhe të këqija.”

Më tej Samiu ka ironizuar Mevlanin duke u shprehur: “Është një eksperiencë që ndodh vetëm një herë në jetë, për disa edhe 2-3 herë. Vetëm uroj mos të dilni në pension në “Për’puthen” por të përputheni sa më shpejt.”

Në fund Samiu e mbyll me fjalët më të bukura për Efin. Ai thotë se ka fituar një vend të madh në zemrën e saj dhe e le të hapur mundësinë që të nisin një lidhjes jashtë “Për’puthen”.

“Efi, e bukura, më fal që mora këtë vendim në këtë mënyrë. Por, ti e di që të vlerësoj shumë, të kam shumë xhan, je shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur që të kam njohur. Ti e di që jemi në një pikë të jetës ku nuk jemi shumë të qetë as psikologjikisht dhe as fizikisht por me rëndësi është që kemi raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, kuptohemi shumë mirë dhe krijuam një lidhje shoqërore shumë të mirë. Nga ky raport mund të krijohet diçka më shumë por nga diçka më shumë nuk mund të kthehemi më si shokë. Ti e di që do më kesh gjithmonë pranë si brenda si jashtë, shpresoj të na ecë sa më mirë. Të uroj fat në program dhe uroj mos të rrish shumë gjatë sepse nuk ke çfarë bën aty pa mua.”

Kujtojmë se, pak ditë më parë Efi i bëri atij një surprizë romantike, një video që përmbante momentet e tyre më të bukura dhe një dedikim në sfond. Efi i shprehu atij mirënjohjen që i ka qëndruar pranë dhe e mbështet për çdo gjë duke deklaruar mes të tjerash se është e lumtur që e ka takuar.

Së fundmi, pas kësaj Samiu shkoi dhe e përqafoi teksa ata realizuan edhe një kërcim. Pavarësisht momenteve të bukura dhe deklaratave të forta, ata ende nuk janë deklaruar për njëri-tjetrin.

Etiketa: EfiPerputhenSami Berisha

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Gjashtë sulme me armë ndaj Policisë së Kosovës, ende asnjë të arrestuar

Gjashtë sulme me armë ndaj Policisë së Kosovës, ende asnjë të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com