GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shkupi dhe Tirana nuk ndahen”- Zëdhënësi i DASH zbulon bisedimet për zgjidhjen e ngërçit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shkupi dhe Tirana nuk ndahen”- Zëdhënësi i DASH zbulon bisedimet për zgjidhjen e ngërçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka eleminuar mundësinë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dalin të ndara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

SHBA kanë garantuar se do të lehtësojnë dialogun mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e kundërshtisë për çështjet historike, identitetin, gjuhën maqedonase si dhe të drejtat e pakicës bullgare që jeton në Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Ned Price, deklaroi dje për mediat se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime dypalëshe me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe, sepse ky është momenti që të dyja vendet të marrin dritën jeshile nga Këshilli Europian.

Price shtoi se Uashingtoni beson se ka ardhur koha që gjërat të ecin përpara dhe të dy shtetet të fillojnë procesin e anëtarësimit në bllokun europian.

“Të dyja vendet kanë përfunduar detyrat bazë dhe ne besojmë se është koha për të ecur përpara së bashku në fazën tjetër të procesit të gjatë dhe sfidues të pranimit. Marrëveshja historike e Prespës ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të kryejnë detyra të vështira, të arrijnë kompromise dhe vendime të vështira dhe ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë duke negociuar mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe”, tha Ned Price.

Megjithatë Price nuk ka dhënë informacione nëse palët janë drejt arritjes së një zgjidhjeje të pranueshme përveçse konfirmoi mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fuqishëm e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Price.

Zëdhënësi i DASH-it vuri në dukje se Uashingtoni beson se tani është koha që gjërat të ecin përpara dhe të dy vendet të fillojnë procesin e anëtarësimit në bllokun evropian.

“Marrëveshja historike e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për ndryshimin e emrit të shtetit tregoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të bëjnë gjëra të vështira, të bëjnë kompromise dhe të gjejnë zgjidhje”, theksoi zyrtari i DASH-it.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur shpejt këto mosmarrëveshje, por ne padyshim që nuk po hyjmë në detajet e atyre bisedimeve”, u shpreh Nik Price gjatë një interviste për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve në Maqedoninë e Veriut, “MIA”.

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dhe ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në një bisedë telefonike javën e kaluar, deklaruan se procesi po përshpejtohej.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonas duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në identitetin e tyre. Bullgaria gjithashtu kërkon respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar përfshirjen e tyre në Kushtetutën e këtij vendi, si popull shtetformues.

Etiketa: Maqedonia e VeriutShqiperiaZëdhënësi i DASHzgjidhja e ngercit

Lajme të lidhura

“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

Para Parlamentit dhe Kryeministrisë/ Sot dita e 128 e revoltës qytetare: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kësaj bande kriminale

08:09 - 05/10/26
“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në
Aktualitet

“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

07:53 - 05/10/26
Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun
Aktualitet

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26
Para
Vritet në mënyrë makabër gazetari i njohur, trupi u gjet i mbështjellë me… (FOTO)

Vritet në mënyrë makabër gazetari i njohur, trupi u gjet i mbështjellë me... (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:30 - 05/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

Para Parlamentit dhe Kryeministrisë/ Sot dita e 128 e revoltës qytetare: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kësaj bande kriminale

08:09 - 05/10/26
“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

07:53 - 05/10/26
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për ligjin mbi Gjykatën Speciale

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për ligjin mbi Gjykatën Speciale

07:44 - 05/10/26
E diela me mot të kthjellët, temperatura shkon deri në 29°C

Parashikimi i motit për sot, 5 Tetor 2026

07:37 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com