GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender pa garë nga Evis Berberi/ 1.3 mln euro i marrin babë e bir

16:37 - 12/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender pa garë nga Evis Berberi/ 1.3 mln euro i marrin babë e bir
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), institucion i cili drejtohet nga Evis Berberi ka organizuar tender pa garë me vlerë 1,3 milionë euro duke shpallur fitues bashkimin e kompanive “R.S.&M” shpk dhe “SI.SI-AL” shpk në 9 maj.

Pavarësisht se shkelen procedurat e prokurimit publik, pavarësisht se nuk është bërë garë për fondet publike, pavarësisht se të dyja kompanitë kanë bërë shkelur ligjin e Prokurimit Publik para dy muajsh në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, përsëri paratë publike shkojnë në drejtim të tyre.

Të dyja kompanitë janë në emër të Nikolla Çaçit dhe Stefan Çaçi, babë e bir të cilët nuk e kanë herën e parë që marrin një tender pa garë me vlerë 1,61 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.

Kontrata me numër REF-23691-03-31-2022 me fondin limit 1,65 miliardë lekë të vjetra pa TVSH për përmirësimin e Sinjalistikës Horizontale, Vertikale dhe Pajisjeve të Sigurisë Rrugore në Akset e Rajonit Qëndror Loti 2 (2022) nga kërkimet e redaksisë  Gijotina.com nuk rezulton e vetmja e cila është fituar pa garë apo me skualifikim konkurrentësh.

Në 17 janar të dyja këto kompani u përshinë në një skandal me vlerë 91 milionë lekë të vjetra për plotësim me sinjalistik të blloqeve të parkimit për rezidentet nga Tirana Parking, institucion në varësi të bashkisë Tiranë.

Në një kohë që tenderi duhej anuluar, vartësit e Erion Veliajt kanë vazhduar me procedurat, duke përzgjedhur një prej dy kompanive të së njëjtës familje ku dy biznesmenët, nga e njëjta familje, kanë konkurruar kundra njëri-tjetrit.

Në fund, tenderi u fituaa nga kompania e Stefan Çaçi, “SI-SI.AL” shpk, e cila kishte përballë kompaninë “RSM” shpk në pronësi të babait të tij, Nikolla Çaçi. E gjithë procedura ishte në shkelje flagrante të ligjit “Për Prokurimin Publik”.

Ky ligj, në nenin 19 të tij, parashikon se përbëjnë konflikt interesi rastet kur për të njëjtën procedurë konkurojnë mes tyre kompani në pronësi të personave familjarë me njëri-tjetrin.

Në këto situata, Autoriteti Kontraktor duhet të refuzojë ofertat, para se të zhvillohet tenderi. Por, në rastin konkret, është zhvilluar procedura dhe në 24 Janar 2022 janë botuar rezultatet në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Gjithashtu ligji për “Prokurimet Publike” parashikon se autoritetet kontraktore, pasi vihen në dijeni për lidhjet familjare mes konkurentëve rivalë, i njofton ata për përjashtimin nga procedura por në këtë rast vetëm pas publikimit të lajmit në media, tenderi është anuluar në 7 shkurt.

Kompania “RSM” është krijuar në vitin 2013 dhe zotërohet nga Nikolla Çaçi ndërsa kompania “SISI AL”shpk është krijuar në vitin 2007 dhe është në pronësi të djalit të tij, Stefan Çaçi, i cili ka qënë vetëm 18 vjeç kur u regjistrua në listën e biznesmenëve në Shqipëri.

Deri më sot kompania “SI.SI-AL” shpk ka qënë fituese në tendera me vlerë totale 2,4 milionë euro të cilat janë klasifikuar me flamur të kuq nga Open Data Albania me dyshime të forta për korrupsion dhe favorizim.

Etiketa: 1.65 miliardë lekë të vjetra9 majARRSHEvis Berberikryesore2nikolla CaciR.S.&M shpkSI.Si-al shpkStefan Caci

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE/ Vulin: Ashtu sikur shpalli luftën, Serbia duhet të…

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE/ Vulin: Ashtu sikur shpalli luftën, Serbia duhet të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 20 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 20/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…

Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…

07:59 - 20/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Shkurt 2026

07:37 - 20/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 20 Shkurt 2026

07:30 - 20/02/26
Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com