Vrasja e biznesmenit Lulzim Masha u kërkua nga Suel Çela, të paktën kështu pretendon Nuredin Dumani në rrëfimin e tij për SPAK. Ai ka zbërthyer të gjithë atentatin e dështuar ndaj Mashës, të cilin ia la në dorë që ta organizonte Henrik Hoxhaj, e më pas ta ekzekutonte Skerdi Tasi. Por nuk ia dolën dot.
I dyshuari kryesore për ngjarjen që ka përfunduar edhe në prangat e Policisë së Shtetit, Skerdi Tasi gjithashtu tregon gjithë dinamikën e ngjarjes, duke shtuar se për pak ditë ka qëndruar në Astir dhe më pas ka qarkulluar për nga zona e liqenit, ku dinte se do të gjente shënjestrën e tij. Qëlloi por nuk arriti që ta eliminonte, ndaj armën që pretendonte se e kishte që nga viti 1997 në shtëpi, shton se e ka hedhur në ujrat e liqenit. Nga zona e liqenit, ka shkuar tek “21 Dhjetorit”, aty ku me furgon është kthyer në Fier.
“Në muajin Janar kisha ardhur disa ditë në qytetin e Tiranës dhe kam qëndruar në banesën e vëllait Nikolin Tasi në lagjen “Ali Demi”. Kam qëndruar edhe në shtëpinë e Arjan Hoxha nga Tepelena i cili banon në “Astir”. Më datën 18.01.2022 reeth orës 07:30 – 08:00, kam dalë nga banesa e vëllait në lagjen “Ali Demi” dhe kam ecur në këmbë i vetëm me drejtim tek parku i Liqenit Artificial. Më kujtohet që aty ku ndodhet një pallat i lyer si me të kuqe që e njoh si pallati me perde kam marrë rrugën e shtruar që vjen rreth liqenit duke ikur në drejtim për nga teatri veror, kam vazhduar rrugën ku del tek një fushë volejbolli që ka disa bar kafe. Kam qëndruar rreth një orë dhe kam parë që një mjet ML me targa Tirane, për të cilin mendoja se ishte e një personi që dy javë më parë kisha pasur një debat. Në momentin që pashë automjetin kamë nxjerrë një armë zjarri e tipit automatik skorpions dhe kam qëlluar mbi makinën. Në momentin që pashë se personi në makinë nuk ishe ai që prisja kam ndaluar së shkrepuri armën dhe jam larguar me vrap. Kam vënë re se drejtuesi i mjetit iku disa metra para dhe u kthye me makinë prapa. Pas këtij momenti kam marrë rrugën dytësore paralel me autostradën duke marrë drejtimin për nga liqeni. Armën e kam futur poshtë xhupit për ta fshehur dhe pasi kam ecur rreth 300 metra nuk jam i sigurt për distancën, armën e kam hedhur në ujrat e liqenit rreth 10 – 15 metra nga bregu. Vendin e mbaj mend nëse shkoj ta shikoj. Pas hedhjes së armës kam vazhduar rrugën e në këmbë për te kryqëzimi tek zona e “21” në Tiranë. Aty kam gjetur një furgon me të cilin kam udhëtuar në drejtim te Fierit. Armën e kam pasur në banesën time në Levan që nga koha e trazirave të vitit 1997. Armën e kisha fshehur tek Liqeni para se të ndodhte ngjarja. Lulzim Mashën nuk e njoh dhe nuk kam asnjë konflikt me të. Kam pasur konflikte me një person dy javë para ngjarjes, nuk ja di gjeneralitet por e njoh si fytyrë, ai ka kaluar rastësishëm pranë digës së liqenit dhe mua më ishte fiksuar se ai kalonte në atë vend që unë kam qëlluar me armë. Ju sqaroj edhe njëherë se kam ngatërruar person dhe këtë gjë e vura re menjëherë pasi u afrova te makina mbi të cilin kisha qëlluar me armë zjarri. Në atë moment kam ndaluar të shtënat”.
Tase ka kryer vetëm aktin, por bisedat nga Kosova me Suel Çelën i ka bërë Nuredin Dumani. Duke qenë se vetë fshihej në Kosovë, Dumani ia ka kaluar porosinë Rikut (Henrik Hoxhajt) që më pas ka kontraktuar Tasen, për të kryer më pas vrasjen për të cilën kanë marrë si kapar 10 mijë euro. Edhe pse dështuan Çela nuk e ka vrarë mendjen, duke u thënë: Të jenë çunat mirë, po hë! Megjithatë nuk dihet pse kërkohej ky ekzekutim nga Çela.
“Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkaur te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro,”- tregoi Dumani ndër të tjera.
DËSHMIA E PLOTË:
Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Wilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës Ëilson e ka bërë edhe …………. që ka lokalin në …….., duke informuar Henrikun për lëvizjet e tij pasi banesa e tij ishte afër me lokalin e ………… Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Ëolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku. Gjatë kohës që unë isha në Kosovë, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit, i cili më kërkoi një automjet për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës Wilson. Për këtë unë i kam shkruar …………………, të cilit i kërkova një automjet për punë (atentate) …Makina ishte Golf 4, ngjyrë blu e errët. Këtë makinë Riku e ka marrë dhe e ka sjellë në Tiranë dhe më ka thënë se është në një garazh por se di se ku. Në dijeninë time kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Riku. Pagesën për këtë makinë ia ka bërë Riku personit i cili ka dalë me një Jep Cheroke blind. Riku më ka treguar se, kur ka shkuar të marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blidnuar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”… Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkaur te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”.
Discussion about this post