Që Veliaj ka nën kontroll drejtësinë, policinë dhe që është vegël kryesore e kryeministrit Rama këtë e vërteton më së miri gjuha arrogante që ai përdor me qytetarët e tij dhe të Shqipërisë për të treguar fytyrën e propagandës tek të huajt. Fundja, qytetarët e Tiranës nuk kanë asnjë rëndësi për të, nuk e lidh asgjë me ta, veçse vota një herë në katër vite.
Këtë e vërtetoi më së miri dhe një ditë më parë, kur me zë e figurë, me prepotencën e një beu fshati doli dhe iu drejtua qytetarëve “mos guxoni të vini për të hyrë në Tiranë më 24 dhe 25 maj, kur luhet finalja e Conference League”, për faktin e thjeshtë se nuk do të fëlliqet në sy të ndërkombëtarëve, ku herë pas here i gënjen për imazhin e kryeqytetit me shkrime të paguara në mediat ndërkombëtare ku flet se sa e bukur është Tirana në syrin e tij. Normal që është e bukur për syrin e tij dhe faqja e zezë për qytetarët, pasi ai fut 30% në xhep për çdo leje që jep, ku e ka kthyer Tiranën si një kantier shumëkatësh.
Megjithatë, këtë fakt e dinë të gjithë, por ajo që nuk dinë është fakti se me çfarë kompetence ligjore apo morale çohet kryebashkiaku dhe u tregon kufirin qytetarëve.
“Qyteti do të hermetizohet, që do të thotë se nëse nuk ke një biletë për të qenë ditën e ndeshjes, nuk do të kaloni në asnjë prej disa kontrolleve të policisë, në një perimetër, jo të Unazës së Vogël të Tiranës, por flasim për shumë më në periferi, në akset dhe në autostradat që hyjnë në Tiranë, si ata që vijnë nga juglindja në Elbasan, si ata që vijnë nga perëndimi, veriu dhe jugu nga autostrada e Durrësit. Kështu që do të jetë një ditë e harxhuar kot. Pra çdo takim, nëse nuk është diçka urgjente dhe një biletë ose udhëtim për të parë ndeshjen, çdo udhëtim tjetër mund të presë. Kështu thirrja për qytetarët është mos e merrni mundimin se do ju shkojë dita kot”, u shpreh Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak më 21 maj.
Por sa e drejtë dhe legjitime është kjo deklaratë. Pikësëpari kjo deklaratë është e turpshme dhe e dyta, kryebashkiaku merr ca kompetenca që i takojnë drejtorit të policisë për masat që duhen marrë në raste të jashtëzakonshme. Po ku ka polici? Një drejtor policie me b*le do dilte t’i tregonte vendin këtij vemje, megjithëse mbase po kërkojmë shumë kur e dimë që gjithë pushtetet po kontrollohen nga Rama.
Por Veliaj, si skuthi i punëve të pista të kryeministrit Rama, merr autoritetin e kryepolicit, ashtu si para disa kohësh mori autoritetin e prokurorit dhe guxon të kërcënojë qytetarët se do të hermetizojë Tiranën dhe për çfarë… për 25 mijë tifozë që pritet të vijnë. Ky është një turp kombëtar dhe jo një sukses ndërkombëtar, ku ky palaço tregon sa pa vlerë janë qytetarët e tij karshi të huajve. Historia ka treguar se Tirana pret shumë më shumë tifozë, por dyndja e njerëzve në kryeqytet do të nxirrte në pah vetëm paaftësinë e kryebashkiakut dhe mashtrimet ndërkombëtare që ai ka bërë që kur ka ardhur në krye të bashkisë dhe për këtë ka zgjedhur që të shtypë qytetarët për hir të imazhit të tij fals.
Discussion about this post