GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Disa tendera në 1 muaj/ Nano dhe Kraja hedhin 40 mln lekë për rrota

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Disa tendera në 1 muaj/ Nano dhe Kraja hedhin 40 mln lekë për rrota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK dhe Polica në vend të kapin kriminelë, shohin të kapin ndonjë lekë përmes tenderva me shifra marramendëse dhe me objektiva qesharake. Dy ditë më parë SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Burgjeve me drejtues Admir Abrija, por në varësi të Gledis Nanos,  kanë hapur tendera që kapin vlerën e 40 milionë lekëve. Sigurisht që këto institucione kanë nevojë për automjete në gjendje të mirë, por nuk është e nevojshme të shpenzohen kaq para çdo vit për këtë shërbim. Konkretisht me datë  23 maj Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur garën për tenderin me numër Ref-28949-05-13-2022 dhe objekt “Blerje goma”. Për këtë tender, Arben Kraja ka vënë në dispozicion jo pak por  2,616,667.00  lekë të reja, ose 20 milionë lekë të vjetra.  Kujtojmë se pak kohë më parë SPAK ngriti një kërkesë se i duheshin më shumë staf dhe pajisje për të zbardhur përgjigjet e bëra ndaj grupeve kriminale. Ende nuk dihet nëse stafi u përmirësua, por Kraja ka kohën të merret dhe të derdh 20 milionë lekë vetëm për disa goma makine.

Kujtojmë se 10 ditë më parë SPAK mbylli një tjetër tender sërish për blerjen e gomave dhe baterive për makinat e 17 prokurorive në vend. Edhe ky tender kapte vlerat e 20 milionë lekëve. Nuk e dimë sa goma e bateri i duhen këtij institucioni që të ketë energji, por dokumentet tregojnë që brenda një muaji 40 milionë  lekë janë hedhur për rrota.

 

Tenderi i Nanos

Të njëjtin shembull ka ndjekur edhe miku i tij Gledis Nano. Në fakte vartësi i Nanos, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve ka shpallur garën për një tender pikërisht në datën 26 maj. Rastësi apo jo edhe për këtë tender është vënë në dispozicion fondi limit  2.083.287.11 lekë të reja, ose 20 milionë lekë të vjetra. Por, në këtë rast kemi të bëjmë me një tender për blerjen e pjesëve të këmbimit të makinave. Ndërsa këtu lind pyetja, vallë sa do të shpenzojnë këto institucione kur të kenë nevojë për makina të reja?

Pasi 20 milionë lekë për pjesë këmbimi vetëm për një muaj janë shumë para. Pikërisht në dokumentin për shpalljen e tenderit thuhet se afati i punës për këtë kontratë është 30 ditë nga nënshkrimi i saj. Pra, kompania që do të fitojë do jetë “me fat” të marrë në xhep 20 milionë lekë për një muaj vetëm për të “arnuar” makinat e drejtorisë së policisë.

Ndërkohë kujtojmë se edhe ky institucion pak kohë më parë mbylli tenderin m vlerë 248 milionë lekë për të marrë 100 makina me qira.  Nuk dihet nëse  këto pajisjet e këmbimit iu duhen për këto makina, po për makinat që kanë qenë. Por, evidentohet qartë që policia shpenzon milion lekë për hekura.  Gjithashtu evidentojmë se në çdo vit Policia e Shtetit shpenzon për makinat. Në vitin që lamë pas Policia e Shtetit shpenzoi  4.9 milionë lekë për  të ndryshuar dizajnin e makinave.  Këto janë vetëm disa nga shumë tënderat që këto dy institucione kanë hapur në kaq pak kohë, pasi tenderat e tjerë janë me objekte të ndryshme.

Nuk dimë nëse Nano dhe Kraja e kanë bërë me fjalë të hapin tender të njëjtë, në të njëjtën ditë dhe me të njëjtën vlerë, por dimë me siguri se 40 milionë lekë do të “fluturojnë” nga xhepat e qytetarëve tek arkat e oligarkëve/ Esmeralda Hida/

 

Etiketa: Arben KrajaFAKTEGledis Nanogoma makinashkryesore2policia e burgjevePolicia e ShtetitshperdorimSpaktendertender abuziv

Lajme të lidhura

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë
Breaking Views

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26
Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/  Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?
Breaking Views

Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/ Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?

21:50 - 07/07/26
Para
PS rrëzoi kandidaturën e Simon Mirakës, Berisha: Akt i shëmtuar!

Marrëveshja me Greqinë, Berisha: Rama ka “paditur” Metën për çështjen e detit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com