Nga Lutfi Dervishi
Ku dallon “procesi i Berlinit” nga “Ballkani i Hapur”? Pse gjermanët thonë: “Procesi Berlinit” dhe jo “Ballkani i Hapur”? Pse jemi kaq shumë të fiksuar me këtë togfjalësh? Pse Kosova është kundër? Pse kryeministri i Shqipërisë më shpesh takon Presidentin e Serbisë se Presidenten e Kosovës? A është “Ballkani i Hapur” më shumë Europë në rajon apo një kthim tek teza e vjetër serbe: “Ballkani, ballkanasve?” Pse Lavrov mbështet “Ballkanin e Hapur”? (S)A e mbështet SHBA, Ballkanin e Hapur? A është e vërtetë se Europa na ka harruar, ka shpallur ditën e fejesës, por nuk po na sjell unazën? Ku është dallimi mes “Procesit të Berlinit”, “Minishengenit Ballkanik” dhe “Ballkanit të hapur”?
Duken shumë pyetje për një term kaq “ekzotik” sa “Ballkani i Hapur”, por shumica e tyre janë pyetje retorike!
Procesi Berlinit: Pas anëtarësimit të Kroacisë në BE në vitin 2013, kur Keshilli Europian vendosi të bëj një pauzë në procesin e zgjerimit, për të mos kaluar në pesimizëm, për të mbajtur gjallë perspektivën e anëtarësimit të vendeve të tjera të Ballkanit në BE dhe për të mbajtur premtimin e Selanikut në 2003 se e ardhmja e rajonit është në BE, Gjermania nisi Procesin e Berlinit, i finalizuar me Tregun e Përbashkët Rajonal. Autorësia e këtij procesi është në Berlin! Kjo, dhe jo vetëm kjo, është arsyeja që edhe kur është pyetur (ish) kancelarja gjermane në Tiranë, edhe kur është pyetur kancelari aktual në Berlin përgjigja ka qenë e njëjtë: mbështesim procesin e Berlinit!
Edhe sot në Prishtinë i pyetur për Ballkanin e Hapur, kancelari gjerman e bëri të qartë se asgjë nuk ka ndryshuar: “duhet ta them qartë se ne prioritet të madh i japim Tregut të Përbashkët Rajonal që duhet të përparojë dhe çështje që janë brenda tij mund të zgjidhen dhe çohen përpara.”
A ka arritur rezultate ky proces apo ka dështuar?
Tregun e Përbashkët Rajonal e mbështesin 6 vendet e rajonit, thënë ndryshe: të gjithë. Ballkanin e Hapur e mbështesin gjysma e vendeve. Edhe SHBA thotë se mbështet proceset ku përfshihen dhe trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë.
Mbështetja te Procesi Berlinit nuk është vetëm me fjalë. Janë 1 miliardë euro si donacion dhe 10 miliardë euro kredi e butë. Projekti mbështetet nga Brukseli dhe SHBA.
Përveç ndihmës financiare është edhe komponenti integrues: Gjermania, motorri i BE-se është interesuar për anëtarësimin në Union të vendeve të rajonit!
Për Tregun e Përbashkët Rajonal jo vetëm janë dakord 6 vendet, por kanë miratuar edhe një Plan Veprimi prej 25 pikash. (Takimi Sofies 10 nëntor 2020)
Kjo është arsyeja kryesore që Kosova thotë se nuk kemi nevojë për projekte që fotokopjojnë projektet ekzistuese.
Tregu i Përbashkët Rajonal është për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Të njëjtat gjëra “synon” edhe “Ballkani i Hapur”.
Nëse autorësia e “Tregut Përbashkët Rajonal” është Berlini dhe Brukseli dhe mbështetja vjen jo vetëm me fjalë por edhe me fonde, Ballkani i Hapur është me autorësi në rajon (Rama – Vuçiq) dhe mbështetja financiare vjen nga….?
Rajoni ka nevojë për më shumë Europë. Bashkëpunimi dhe zerimi i problemeve me fqinjët është parakusht për anëtarësi në BE, por jo alternativë ndaj BE!
Hapja e negociatave është momenti i fillimit të transformimit të madh ligjor, infrastrukturor, madje edhe kulturor! Kosto e anëtarësimit në BE është e lartë! Pa mbështetjen e Brukselit ne mund të themi fjalë të bukura dhe batuta te paharrueshme, por rrezikojmë të humbasin rrugën në oborr!
Nuk ka asgjë të keqe thellimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, por të pretendosh se ke arritur momentin EUREKA me termin “Ballkani i Hapur” është pak e tepërt.
Te thellosh bashkëpunimin do të thotë që të gjithë njohin dhe respektojnë njëri-tjetrin. Serbia dhe Bosnja nuk njohin Kosoven! Bosnja vetë është në ethe ekzistenciale!
A ka vërtet njeri që mendon se Ballkani i Hapur do të zgjidhë problemet e pambyllura në rajon?
Të thuash se Europa nuk po na hap derën ndaj ne tani do të europianizohemi vetë është shaka, që mund t’a bëjnë vetëm shakaxhinjtë e integrimit!

Discussion about this post