GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Arritën në dakordësi? Kjo marrëveshje do të nënshkruhet javën e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Arritën në dakordësi? Kjo marrëveshje do të nënshkruhet javën e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian pret që javën e ardhshme delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të finalizojnë temën e energjisë. Kështu tha ditën e  sotme zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano. BE-ja pret që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, tha ai përmes një deklarate me shkrim.

BE-ja ka qenë e pranishme në takimin e mbajtur javën e kaluar midis palës serbe dhe Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), në Stamboll të Turqisë. KEDS nga viti 2013 është nën menaxhimin e konsorciumi turk “Çalik-Limak”. Kjo kompani ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren.

Në fillim të javës, kryengeociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, paralajmëroi se për çështjen e energjisë janë afër finalizimit të një dakordimi me palën serbe. Ai tha se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur në muajin prill të vitit 2013”. Marrëveshja e vitit 2013, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, parasheh që përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për shpërndarjen e rrymës. Marrëveshja është konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, por nuk është zbatuar asnjëherë.

Aktualisht, qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) humbjet nga faturat e energjisë në veri vetëm për vitin 2021 kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh. Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e Kosovës nga komunat në jug të Ibrit. Por, më 2017, një praktikë të tillë e pezulloi Gjykata e Apelit, pasi u vlerësua se një gjë e tillë ishte e paligjshme. Më vonë, ky vendim u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Faturat për energjinë e shpenzuar në veri të Kosovës i paguan KOSTT-i, gjegjësisht Qeveria e Kosovës

 

Etiketa: BEenergjiKosovemarreveshjeSerbi

Lajme të lidhura

Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb
Kosovë & Rajon

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

14:48 - 22/08/26
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Kosovë & Rajon

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Para
U vetëvra në qelinë e gjykatës franceze, avokati jep detaje për 41- vjeçarin nga Mitrovica

Mashtroi 29 persona, lihet në arrest shtëpie e akuzuara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov
Sport

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov

22:36 - 23/08/26

Shqipëria merr medaljet e para në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë dhe është sporti i mundjes...

Lexo më shumë
‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

22:20 - 23/08/26
Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

21:52 - 23/08/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

‘Pasqyrë Albania’/ Ironizon Berisha: Do t’u shërbejë qytetarëve, aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare

21:45 - 23/08/26
“Përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë shkatërruese”, Presidenti iranian: Ofrojmë garanci për programin bërthamor

Presidenti iranian: Marrëveshja me SHBA mbete mënyra më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

21:30 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com