GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta e 7 korrikut, mbi 31 deputetë të PD-së konfirmojnë pjesëmarrjen në tubimin e thirrur nga Berisha (Lista)

20:41 - 28/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e 7 korrikut, mbi 31 deputetë të PD-së konfirmojnë pjesëmarrjen në tubimin e thirrur nga Berisha (Lista)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri, Sali Berisha konfirmoi dje edhe vendin e protestës së datës 7 korrik, e cila do të jetë para Kryeministrisë, në orën 19:00. Në një postim në “Facebook”, Berisha ftoi të gjithë që të bashkohen në atë që ai e quajti “Fronti për të Shpëtuar Shqipërinë”. Ndërkohë, për të dalë kundër qeverisë “Rama”, duket se kanë lënë mënjanë përplasjet e brendshme shumica e deputetëve. Gazeta “Panorama” kontaktoi dje me deputetët e grupit të PDsë, duke pasur në fokus ligjvënësit që nuk i janë bashkuar lëvizjes së Berishës. Jo të gjithë iu përgjigjën pyetjes nëse do të merrnin pjesë në protestë, megjithatë shumica prej tyre iu përgjigj madje duke dhënë edhe qëndrimet e tyre. Nga përgjigjet rezultoi se janë mbi 31 deputetë, të cilët do jenë pasditen e 7 korrikut në shesh kundër qeverisë.

Grida Duma: Është detyrë qytetare, pastaj detyrë si politikanë që të marrin pjesë në protestë, sidomos kur kjo është e munguar. PD-ja duhet të bëjë gjithçka për të ngritur forcën e opozitës dhe pa diskutim, njëra anë është forca e fjalës dhe argumentit dhe protestat janë mjeti kryesor që i jep forcë njerëzve që janë tulatur nga varfëria dhe nga problemet që aktualisht ndodhemi në një sistem autokratik.

Dhurata Çupi: Kam marrë pjesë në çdo protestë që është thirrur qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga PD-ja. Mos harrojmë që nga viti 2013, PD-ja ka organizuar protestat nga më të mëdha. Nuk kam arsye, përkundrazi janë pafund arsyet që ne duhet të marrim pjesë në protestë kundër pushtetit të Edi Ramës.

Ervin Salianji: Data 7 korrik në kushtet kur çmimet janë rritur, nafta po shkon në stratosferë, ku qeveria i merr paratë nga qytetarët dhe ia jep një grushti oligarkësh dhe nuk kujdeset për asnjë shtresë, duhet protestuar dhe madje fuqishëm. Duhet të jetë një formë reagimi për të vendosur nën fre një qeveri që po kthehet ne regjim.

Jorida Tabaku: Unë kam marrë pjesë në çdo protestë qytetare, isha dhe para një jave me 3 fëmijët. Do të dal në çdo protestë.

Dashnor Sula: Patjetër që do të marr pjesë, madje do të ftoja të gjithë qytetarët që të dalin të protestojnë për të drejtat e tyre. Për t’u bërë barrierë ndaj abuzimeve të qeverisë, e cila edhe në këtë kohë krize kërkon t’u pijë gjakun shqiptarëve.

Saimir Korreshi: Do të marr pjesë në protestë.

Xhelal Mziu: Me shumë kënaqësi dhe angazhim, për ta rrëzuar këtë sistem diktatorial dhe të korruptuar.

Orjola Pampuri: Unë marr pjesë në çdo protestë që thirret nga qytetarët.

Lefter Gështenja: Do jem bashkë dhe në krahë me qytetarët!

Zef Hila: Patjetër që do të jem.

Greta Bardheli: Patjetër që do të marr pjesë.

Zheni Gjergji: Unë kam qenë dhe do jem në çdo protestë kundër kësaj qeverie.

Ndërsa, Flutura Açka thotë se e mbështet protestën, por për shkak të angazhimeve të saj nuk do ta ketë të mundur të marrë pjesë. “Nuk e di nuk e kam vendosur, kam përshtypjen që nuk do jem këtu. Njerëzit janë të lirë, kush dëshiron të shkojë në protestë. Duhet të dalin patjetër”.

Ndërkohë, i vetmi që ishte krejtësisht i qartë për mospjesëmarrjen e tij ishte deputeti i Durrësit, Ferdinant Xhaferaj. “Jo, më 7 korrik nuk do të jem, pasi marr pjesë vetëm në ato protesta që i shoh si zgjidhje për problemet që po hasim të gjithë”, tha Xhaferaj.

DEPUTETET E OPOZITES PER PROTESTEN E 7 KORRIKUT

AGRON GJEKMARKAJ-Nuk përgjigjet

AGRON SHEHAJ Po

ALFRED RUSHAJ- Nuk pergjigjet

ANDIA ULLIRI- Nuk e ka vendosur

ARBI AGALLIU- Nuk është përgjigjur

BELIND KËLLIÇI- Po

ILDA DHORI – PO

BLEDJON NALLBATI- Po

BUJAR LESKAJ- Po

DASHNOR SULA- Po

DHURATA TYLI (ÇUPI)- Po

EDI PALOKA- Po

ELDA HOTI- Po

ERALDA BANO (TASE)- Po

ERVIN SALIANJI- Po

FATION VEIZAJ- Po

FERDINANT XHAFERAJ- Jo

FLAMUR HOXHA- Po

FLUTURA AÇKA- Mbase jo

GRETA BARDELI- Po

GRIDA DUMA- Po

HELIDON BUSHATI- Po

INA ZHUPA- Po

ISUF ÇELAJ- Po

JORIDA TABAKU- Po

KASËM MAHMUTAJ- Po

LEFTER GËSHTENJA- Po

LINDITA METALIAJ- Po

LUÇIANO BOÇI- Po

MERITA BAKIU- Nuk përgjigjet

OERD BYLYKBASHI- Po

ORJOLA PAMPURI- Jo

RAMADAN LIKAJ- Nuk përgjigjet

SAIMIR KORRESHI- Po

SELADIN JAKUPLLARI- Po

SORINA KOTI- Po

TOMOR ALIZOTI- Po

TRITAN SHEHU- Po

XHELAL MZIU- Po

ZEF HILA- Po

ZHENI GJERGJI- Po

 

Etiketa: deputetekonfirmojnekorrikPDpjesemarrjeprotestaSali Berishatubim

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
I moshuari nga Vlora bie pre e mashtrimit, ja si i vodhën 20 mijë euro online

I moshuari nga Vlora bie pre e mashtrimit, ja si i vodhën 20 mijë euro online

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com