GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Tradhtarët”/ Rrjet spiunazhi, kush janë 5 ish-zyrtarët e SHISH nën hetim nga SPAK

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tradhtarët”/ Rrjet spiunazhi, kush janë 5 ish-zyrtarët e SHISH nën hetim nga SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka vënë nën hetim 4 ish zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një të Policisë së Shtetit, të dyshuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekreteve hetimore.

Burime bëjnë të ditur se SPAK, hetimin e ka nisur për Frederik Ymerin, Gjergji Kotin, Bashkim Abazin, Luftar Cunajn dhe Maksim Ferran. Mësohet se hetimi ndaj këtyre personave ka nisur që nga janari i viti 2021, ndara SHISH ka dhënë edhe alarmin se vende jo mike kanë tentuar të marrin të dhëna konfidenciale nga zyrtarë shqiptarë.

Ka dyshime se këta persona kundrejt pagesës te jenë kontaktuar nga shërbime të huaja për të shitur informacione konfidenciale. Pas alarmit të dhënë nga SHISH, mësohet se SPAK ka mbajtur nën mbikëqyrje të fortë, 5 persona, si Frederik Ymerin, Gjergji Kotin, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj, dhe Maksim Ferra.

Mësohet se hetimi po ndiqet nga prokurori Altin Dumani, për akuzat për veprat penale të “Dhënies informatave sekrete”, “Marrja e Shpërblimeve”, “Vënia në shërbim të shteteve të huaja” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Por kush janë 5 personat që dyshohen si “tradhtarë”?

Në dosje mësohet se për Frederik Ymerin shkruhet se ka qenë Drejtor i Krimit të Organizuar në Aparatin Qendror të Shërbimit Informativ Shtetëror, në vitin 2003. Kjo mësohet se ka qenë edhe detyra e tij në këtë institucion të lartë të shtetit shqiptarë.

Ndërkohë Maksim Ferra, thuhet se në vitin 2000 ka qenë pjesë e sektorit të vëzhgimit në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror. Sot ky person është drejto në një OJF.

Për Gjergji Kotin, sipas SPAK dhe SHISH, është i dyshuar për spiunazh, është një ish-oficer Policie që ka shërbyer pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Tiranës.
Burime bëjnë të ditur se katër personat e sipërpërmendur Maksim Ferra, Gjergji Koti, Bashkim Abazi dhe Luftar Çunaj, janë rrjeti informative i Frederik Ymerit. Kujtojmë se një prej ish zyrtarëve që akuzohet se bashkëpunoi me të huaj, doli në raportin vjetor të SHISH për vitin 2021, ku tregohej se si kishte dhënë informacione të klasifikuara një agjenti të një vendi jo mik ndërsa zyrtari shqiptar u josh me një bursë për djalin.

 

Lajme të lidhura

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij
Aktualitet

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij

23:33 - 28/05/26
Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta
Aktualitet

Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta

21:58 - 28/05/26
Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë
Aktualitet

Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë

21:44 - 28/05/26
Para
“Kush përfiton nga akti normativ për kompensimin?” Ibrahimaj-Çupit: Janë rreth 300 kompani

“Kush përfiton nga akti normativ për kompensimin?” Ibrahimaj-Çupit: Janë rreth 300 kompani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij
Aktualitet

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij

23:33 - 28/05/26

Tre persona janë ekstraduar nga dhe drejt Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit. Nga Italia në Shqipëri u...

Lexo më shumë
Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta

Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta

21:58 - 28/05/26
Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë

Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë

21:44 - 28/05/26
Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja

21:06 - 28/05/26
Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë

Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë

20:54 - 28/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com