GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Japonia në zgjedhje pas vrasjes së ish-kryeministrit, partia që shihet si favorite për të fituar

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Japonia në zgjedhje pas vrasjes së ish-kryeministrit, partia që shihet si favorite për të fituar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, japonezët iu drejtuan kutive të votimit që mund t’i japin Partisë Liberale Demokratike në pushtet mbështetje edhe më të madhe. Pjesëmarrja ishte 23%. Zgjedhjet shihen zakonisht si një referendum për qeverinë në detyrë. Sondazhet e opinionit para vrasjes treguan tashmë një shfaqje të fortë për bllokun qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Fumio Kishida.

Ndërsa kombi mban zi, Partia Liberal Demokratike dhe partneri i saj i vogël i koalicionit Komeito mund të përfitojnë nga këto zgjedhje kanë bërë të ditur analistët politikë.

Partia Liberal Demokratike gjatë fushatës zgjedhore ofroi një platformë për mbrotjen e vendit si dhe përmirësimin e perspektivës  ekonomike me dy shtyllat kryesore në platformën e saj partiake që ishin “Mbrojtja e Japonisë” dhe “Ndërtimi i së Ardhmes”.

Sondazhet javën e kaluar treguan se LDP-ja mund të arrinte të merrte të paktën 60 nga 125 vendet, duke e lejuar atë të ruajë shumicën.  Vrasja e Shinzo Abe tronditi botën , ndërsa liderët e vendeve të ndryshme e dënuan si sulm ndaj demokracisë. Policia japoneze pranon se në tubimin e elektoral në qytetin jugor të Naras ka patur probleme me sigurinë.

Sipas Reuters vigjilenca ishte e ulët dhe atentatori shfrytëzoi me lehtësi të gjitha hapësirat për të vrarë ish-kryeministrin. Megjithatë, sulmet me armë janë tepër të rralla në Japoni dhe kjo është një nga arsyet pse forcat e sigurisë u gjetën të papërgatitura.

Nga të dhënat e reja hetimore rezulton se në shtëpinë e Tetsuja Jamagami, u zbulua veç sasive të mëdha të lëndëve shpërthyese, edhe një armë tjetër artizanale me 9 tyta, e krijuar krejtësisht prej tij. Pjesët përbërëse i kishte prej druri dhe çeliku dhe i kishte porositur në internet. Arma komandohej edhe përmes smartfonëve.  Mediat japoneze shkruajnë po ashtu se Jamagami ishte pjesë e një shoqërie misterioze fetare.

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
Nga “lufta” me mjegullën tek kërkimi në këmbë, si u shpëtuan tre turistët çekë (Video)

Nga “lufta” me mjegullën tek kërkimi në këmbë, si u shpëtuan tre turistët çekë (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët kanë lënë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara Kryeministrisë. Protestuesit...

Lexo më shumë
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com