GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Alarmi për ikje masive të të rinjve nga Kosova, reagon qeveria e Kurtit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarmi për ikje masive të të rinjve nga Kosova, reagon qeveria e Kurtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia kroate e lajmeve, Hina, alarmoi se të rinjtë kosovarë po nisen masivisht drejt Gjermanisë, në kërkim të një jete më të mirë. Një nga mijëra kosovarët që po presin për vizë, i tha kësaj agjencie se nuk do të kthehet kurrë në Kosovë, ndërsa po e mësonte gjermanishten.

Ndërkohë Qeveria po e vëzhgon situatën. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i tha Hina-s se po mundohen që me disa politika t’u ofrojnë të rinjve kushte më të mira. Por ai tha se ky është “trend” dhe “proces normal”, përcjell Gazeta Express.

“Ne si qeveri sigurisht që po e vëzhgojmë situatën. Ne po i drejtojmë politikat drejt së ardhmes për t’u ofruar të rinjve shërbime të mjaftueshme këtu”, tha ai. “Por këtë trend të emigrimit e kam parë edhe në Kroaci, në zonën e Vukovarit, prej nga shkojnë edhe në Gjermani. Është një proces normal, njerëzit kërkojnë kushte më të mira jetese”, shtoi ministri.

Muajin e kaluar, Krasniqi kërkoi nga Komisioni Europian që ta pranojë Kosovën në Strategjinë e BE-së për Zonën Adriatiko-Joniane (EUSAIR), një forum përmes të cilit dhjetë vende që kufizohen me detin Adriatik dhe Jon, ose që ndodhen në brendësi të tij, mund të tërheqin para nga fondet e BE-së për projekte të përbashkëta.

Serbia, anëtare e EUSAIR, po e bllokon hyrjen e Kosovës si shtet i pavarur në këtë iniciativë, që është hap fillestar drejt anëtarësimit të mundshëm në BE një ditë.

“Shumë të rinj do të ishin të lumtur të jetonin këtu në Kosovë dhe nuk do të largoheshin siç kanë bërë për shumë vite”, thotë Krasniqi. “Duam t’i përfshijmë në turizëm dhe në programe të ndryshme bashkëpunimi, që të mos kërkojnë punë jashtë, por ta gjejnë këtu”, shton ai./ Hina

 

Etiketa: Kurtiqeveria

Lajme të lidhura

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci
Kosovë & Rajon

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja
Kosovë & Rajon

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

08:50 - 11/07/26
Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së
Kosovë & Rajon

Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së

12:32 - 10/07/26
Para
Veliaj nuk i “ndahet” Liqenit Artificial, jep tenderin pa garë për ndërtime te parku

Veliaj nuk i "ndahet" Liqenit Artificial, jep tenderin pa garë për ndërtime te parku

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com